Sport

Ronaldo sulmon ish-kolegët: S’janë miqtë e mi, duan të fitojnë famë

Autori: Gazeta inFokus 10:03 | 15 November 2022

Gazeta “The Sun” vijon të publikojë pjesë nga intervista e Cristiano Ronaldos, ku futbollisti ende i Manchester United shpërthen kundër klubit anglez:

“Nuk kam respekt për të, sepse ai nuk më respekton. Nëse ju nuk keni respekt për mua, unë nuk do të kem kurrë respekt për ju,” i tha Cristiano Ronaldo gazetarit Piers Morgan në Talk TV, duke iu referuar ish-shokut të skuadrës, Gary Neville, që sot bën analistin.

Gjatë bisedës së tij, Cristiano Ronaldo zbulon arsyet pse nuk pranoi të përshëndesë Gary Neville, imazh që u bë viral në rrjetet sociale.

-Advertisement-

“Ish-kolegët apo shokët e skuadrës, kritikojnë duke e parë situatën vetëm nga një këndvështrim, kjo është e lehtë për ta. Është e lehtë të kritikosh. Nuk e di nëse kur ke një punë në televizion duhet të fillosh të kritikosh që të bëhesh më i famshëm. Unë me të vërtetë nuk e kuptoj. Mendoj se ata duan përfitojnë nga kjo sepse nuk janë budallenj,” – tha Cristiano.

“Është e vështirë kur sheh njerëz me të cilët ke ndarë dhomën e zhveshjes dhe të kritikojnë në këtë mënyrë”, – tha portugezi.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Po, Po 31 Vetura Dacia Logan shpërblim për konsumator nga ETC
-Advertisement-

Të tjera