Sport

Ronaldo shpallet lojtari i vitit në Serie A

Autori: Gazeta inFokus 22:16 | 18 May 2019

Serie A ka zgjedhur sot (18 maj) lojtarin më të mirë të sezonit dhe siç pritej, Cristiano Ronaldo e ka fituar çmimin MVP (lojtari i sezonit).

Në sezonin e tij të parë në Itali, ylli portugez e ka fituar ‘Scudetton’ me Juventusin, duke iu falënderuar 22 golave dhe 11 asistimeve që i bëri në këtë kampanjë.

Liga e Italisë po ashtu ka ndarë edhe çmimet e tjera, në kategori të ndryshme:

-Advertisement-

Lojtari i ri më i mirë: Niccolo Zaniolo (Roma)

Portieri më i mirë: Samir Handanovic (Inter)

Mbrojtësi më i mirë: Kalidou Koulibaly (Napoli)

Mesfushori më i mirë: Sergej Milinkovic-Savic (Lazio)

Sulmuesi më i mirë: Fabio Quagliarella (Sampdoria)

Ronaldo u transferua në verën e kaluar te Juventusi nga Real Madridi, duke i befasuar të gjithë futbolldashësit, e që arriti të tregojë qysh në sezonin e tij të parë në Serie A se ai është padyshim njëri ndër më të mirët në histori të futbollit. /Telegrafi/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Aeroporti “Adem Jashari” ka një kërkesë për udhëtarët që kanë humbur valixhet e tyre
-Advertisement-

Të tjera