Sport

Ronaldo pranë 700 golave në karrierë

Autori: Gazeta inFokus 13:23 | 10 October 2019

Portugali-Luksemburg, Ukrainë-Portugali apo Juventus-Bologna? Duke marrë në konsideratë profilin e Cristiano Ronaldos, në një nga këto ndeshje duhet të shënojë golin e tij të 700-të në karrierë. I duhen vetëm dy finalizime dhe mund ta arrijë këtë objektiv që në ndeshjen e radhës. Ka shënuar në total 698 gola në karrierë me Sportingun e Lisbonës, Manchester United, Real Madridin, Juventusin dhe Portugalinë: Ja statistikat më interesante të CR7 nga viti 2002 deri më sot.

Cristiano Ronaldo i ka shënuar 450 nga 698 golat e tij gjatë karrierës së tij në Spanjë. 64% të finalizimeve të tij janë me fanellën e Real Madridit (është golashënuesi më i mirë i “Los Blancos” në të gjitha kompeticionet).

Me Portugalinë është në kuotën e 93 golave, që përbëjnë 13% të totalit.

-Advertisement-

Viktima e preferuar është Sevilla, së cilës CR7 i ka shënuar 27 gola, më pas vjen Atletico Madrid (25 gola).

Në 972 ndeshje të zhvilluara gjithsej, ka shënuar në 21 gara të ndryshme. Është e kuptueshme që La Liga, ku ka luajtur për 9 sezone, mban vendin e parë për numrin e golave të shënuar nga Ronaldo. Në Champions është rekordmeni absolut me 127 gola.

Shumicën e golave Ronaldo i ka shënuar me këmbën e djathtë, 440 (63%), sidomos brenda zonë se rreptësisë 593 (85%). Janë 55 finalizime nga goditjet e dënimit dhe 112 nga pika e bardhë e penalltisë. Para se të arrijë shifrën e 700 golave është e rëndësishme të kujtojmë se Ronaldo golin numër 100 në karrierë e ka shënuar me Manchester United (kundër Tottenhamit), ndërsa të 600-in me Real Madridin, kundër Juventusit.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Shkëlqim Devolli dhe Adriatik Kelmendi e presin ambasadorin amerikan, Jeff Hovenier
-Advertisement-

Të tjera