Sport

Ronaldo: Neymari u largua për shkak të problemeve me drejtuesit e Barcelonës, ashtu si unë

Autori: Gazeta inFokus 19:39 | 03 November 2017

Ronaldo ka kritikuar bordin e Barcelonës për largimin e Neymar.

Neymar u largua gjatë verës nga Barcelona për 222 milionë euro, duke u transferua te PSG-ja në Francë.

Legjenda braziliane, Ronaldo, është i sigurt se prapa këtij vendimi të Neymar qëndron bordi i Barcelonës, duke treguar se edhe ai kishte pasur probleme në vitin 1997 kur ishte transferuar te Interi.

-Advertisement-

“Largimi i Neymar ka qenë i ngjashëm me atë timin. Nuk i di detajet, nuk e di se çfarë qëndron pas negociatave, por sigurt mund të kenë qenë shumë probleme me bordin e Barcelonës, ashtu si në rastin tim”, tha Ronaldo për revistën braziliane ‘Veja’.

Ronaldo ka qenë pjesë e Barcelonës vetëm një sezon, 1996/1997, ku ka shënuar 47 gola në 49 paraqitje në të gjitha garat.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Nëntori sjellë Magjinë në ETC
-Advertisement-

Të tjera