Ronaldo ndryshon nga Messi, ja çfarë kërkon të shmangë në gjyqin e Madridit

Autori: Gazeta inFokus
12:33 | 21 January 2019
Sipas “El Mundo”, Cristiano Ronaldo i ka kërkuar zyrtarisht një favor Gjykatës së Madridit, që të mos paraqitet në audiencën para saj përmes hyrjes kryesore, në seancën për kundërvajtje tatimore, të martën. Ylli portugez i Juventusit, përmes një reference të shkurtër të nenit 17, kërkon që t’i lejohet qasja në ndërtesë përmes parkingut dhe çdo mënyre tjetër, që konsiderohet e përshtatshme nga gjykata, për të garantuar integritetin e tij fizik.
Mos harroni se vetë Leo Messi nuk pati të tilla pretendime, kur u paraqit në Gjykatën e Barcelonës, teksa po gjykohej për të njëjtën akuzë, në qershor 2016. I shoqëruar nga babai dhe vëllai i tij, Leo mbërriti në Gjykatën e Barcelonës me një furgon, i drejtuar nga një punonjës i Barcelonës dhe hyri në seancë përmes derës kryesorë të gjykatës, i shoqëruar nga pjesëtarët e sigurimit të klubit katalanas, në pritje të medias.
Sulmuesi i Juves do të ulet në stolin e të akuzuarit si fajtor për kryerjen e katër krimeve fiskale, siç quhen në Spanjë, për të cilat tashmë ka pranuar një dënim prej dy vitesh burg dhe disbursim të 18.8 milionë eurove ndaj organeve tatimore .
Më herët, Cristiano Ronaldos iu lejua të hynte përmes parkingut të gjykatës së shkallës së parë të “Pozuelo de Alarcón”, kur iu desh të paraqitej para gjykatësve më 31 korrik 2017. Atëherë, ish-sulmuesi i Real Madridit u pajtua të mbërrinte në gjykatë me një Mercedes me xhama të zinj, përmes parkingut, pa dashur të fotografohej e fiksohet nga kamerat dhe aparatët e medias.

Të tjera
-
Universiteti i Birminghamit shënon 125 vjetorin, nderon Besnik Tahirin duke e publikuar biografinë e tij si tregim suksesi
Ish-deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Besnik Tahiri, është ...
-
PDK nesër mban konferencë për media
Partia Demokratike e Kosovës nesër do të mbajë konferencë për media. Nuk d...
-
Flamujt e Rugovës dhe Darka e Lamës janë instrumente të marketingut elektoral nga Kurti dhe LVV
“Darka e Lamës” dhe Gjahu i Kurtit për votat e LDK-së e Rugovës Flamujt e ...
-
Osmani në Asamblenë Parlamentare të NATO-s: Kosova po pozicionohet si partnere e besueshme në siguri dhe mbrojtje
Presidentja Vjosa Osmani ka marrë pjesë në sesionin e Asamblesë Parlamentare ...
-
U përpoq të digjte ambasadën amerikane në Tel Aviv, arrestohet 28-vjeçari në New York
Një 28-vjeçar me shtetësi amerikane dhe gjermane, Joseph Neumayer, u arrestua...
-
Humbje milionëshe dhe rënie e besimit, pasojat e moskonstituimit të Kuvendit
Dështimi i vazhdueshëm i konstituimit të Kuvendit, rrjedhimisht edhe mos hapj...
-
Besa Ismaili: “Veriu i çliruar nuk e rriti votën e VV’së sepse s’ka çlirim, ka vetëm mashtrim
Besa Ismaili, ish-deputete e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), ka thënë s...
-
Mosparaqitja e Kurtit në Prokurori, Kreu i KGJK’së: Deri tash Gjykata për këtë rast me përpikmëri e ka zbatuar ligjin
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti nuk po i përgjigjet urdhrit të Gjykatës T...
-
Begaj në Amerikë, i ftuar në Asamblenë Parlamentare të NATO-s
Presidentit të Republikës, Bajram Begaj, iu rezervua një pritje e përzemërt n...
-
Moti për 5 ditët e ardhshme: Me diell, vranësira dhe reshje shiu
Java e ardhshme parashihet me kushte të paqëndrueshme meteorologjike – diell,...
-
Këta janë PIN-at që nuk duhet t’i përdorni – mund të thyehen lehtësisht
Kodet PIN janë një ndër format më të zakonshme të mbrojtjes së pajisjeve dhe ...
-
Studentët që fituan garën në gjuhë gjermane ftohen në rezidencë te Ambasadori, shkon aty edhe Kurti
Ambasada e Gjermanisë në Kosovë, ka shkruar për një konkurs të shkrimit të st...