Ronaldo-Messit: Urime, e merituat fitoren
Autori: Gazeta inFokus 16:37 | 26 December 2017
“Futbollisti më i mirë në botë është Ronaldo! Kurrsesi, është Messi! Jo, është Ronaldo, jo është Messi…”! Debatet, shpesh edhe të ashpra, deri në hidhërime serioze mes miqve, me siguri do të zgjasin edhe shumë kohë në tërë planetin, duke bërë prej tyre “të mirin dhe të keqin”, “të ndritshmin dhe të errëtin”…
Por, ajo që ndodhi në El Clasicon e 175-të kampionale të shtunën që shkoi, tregon se mes këtyre dy viganëve të futbollit ekziston një respekt i madh i ndërsjellë.
Ishin disa momente gjatë ndeshjes dhe pas përfundimit të saj që treguan shumë qartë se Leo dhe Christiano nuk janë armiq. Këtë e kanë dëshmuar fjalët e Ronaldos menjëherë pas përfundimit të ndeshjes, në të cilën Barcelona në mes të Madridit triumfoi me 0:3 duke e lënë Realin madje 14 pikë prapa në tabelën e klasifikimit.
Siç zbuluan mediat lokale nga Barcelona, edhe atë duke iu referuar vetë Messit, pas përfundimit të El Klasikos Ronaldo i është afruar asit argjentinas dhe së pari i ka thënë: “Urime! E merituat fitoren”.
Por, Ronaldo s’do të ishte ai që është, një nga sportistët më të etshëm për triumfe, po të mos i kishte shtuar këtij urimi edhe diçka:
“Por…, mos mendo se do të heqim dorë nga lufta për titullin, se një gjë e tillë as që na bie ndër mend”, ka porositur portugezi.
Messi pas kësaj vetëm ka buzëqeshur, duke mos pasur asgjë kundër asaj që duelet e tyre të vazhdojnë përderisa dallimi në pikë në tabelë është i tillë çfarë është tani.
Në fakt, siç shkruan Expressi, kur të shikohen statistikat e ndeshjeve mes Realit dhe Barçës në të cilat kanë luajtur këta dy, argjentinasi qëndron më mirë: Ronaldo ka shënuar 17 gola dhe ka fituar dhjetë herë, ndërsa Messi ka shënuar 21 herë, duke realizuar 16 fitore.
Të tjera
-
Anëtarësimi i Kosovës në NATO, Maqedonci: Kemi mbështetjen e SHBA-së
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci ka thënë se Kosova është në hapin e dhur...
-
Kërstiq sqarohet për deklaratën se gruaja e Kurtit punon në Beograd
Pas deklaratës për gruan e Kurtit e cila “trazoi” rrjetin, gazetari serb Bran...
-
Krasniqi: Lista jonë do të jetë më përfaqësuesja
Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka thënë se përveç postit të kryeministrit...
-
Pezullohet nga puna mësuesi që nuk lejoi nxënësen të hyjë në shkollë me veshje kombëtare
Mësuesi i gjuhës angleze, Muhamed Hajredinaj që nuk e lejoi nxënësen 11-vjeça...
-
Në shënimin e 112-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë, Kurti: Sot e kemi shumë të lehtë të jemi bashkë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, mori pjesë në pritjen e organizuar nga ...
-
Gjermania ia dhuron dy automjete Policisë së Kosovës, do t’i përdorë Njësia FAST-ILECU
Policia e Kosovës ka njoftuar se ka pranuar dy automjete si donacion nga Poli...
-
Ironizon Berat Rukiqi, publikon foto të urës së papërfunduar të Badovcit: Pamje nga fillimi i punimeve në fabrikën e municionit
Berat Rukiqi nga Lidhja Demokratike e Kosovës ka ironizuar me paralajëmrimin ...
-
Maqedonci: Pjestarët serbë të FSK-së e lanë detyrën për shkak të presionit nga Serbia
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci në ”Click” të RTV21 ka thënë se një numë...
-
“S’mund të ndëshkohet vetëm Kosova”, Joseph: Pyetja që Perëndimi s’ia bëri kurrë Vuçiqit
Profesori në Universitetin John Hopkins në SHBA dhe eksperti për çështjet e B...
-
“N’bark t’thatë nuk t’vyn as municioni, as dronët – kqyrke me dylbi, mu dok që po ia bon një ‘diss’ Prindonit” – Valon Syla për Kurtin
Gazetari Valon Syla ka komentuar njoftimin e kryeministrit të Kosovës, Albin ...
-
Krasniqi: Nuk ka kryeministër më të mirë në Kosovë se sa Bedri Hamza
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, ka deklaruar...
-
Dakaj: Kjo me municionet s’është gjë, thjeshtë një komision sikur ai që u bë për shëndetësinë
Gazetari Shkëlzen Dakaj, ka thënë se vendimi i Qeverisë për t’i hapur rrugë n...