Ronaldo me akuza të rënda ndaj Teas: Ja çfarë më tha një natë

Autori: Gazeta inFokus
17:06 | 26 January 2023
Gazetari i njohur shqiptar, Ronaldo Sharka, i cili së fundmi ishte edhe pjesë e Big Brother VIP Albania, la shtëpinë të shtunën e kaluar, pas vendimit të publikut. Gjatë këtyre ditëve, Ronaldo ka qenë shumë aktiv edhe në media, teksa ditën e sotme ai ishte i ftuar në emisionin ‘Pardon My French’ në Top Albania Radio.
Ronaldo tha se është pritur shumë mirë nga ndjekësit e programit, të cilin ndoshta e kishin njohur si një person negativ, por brenda shtëpisë njohën një personazh të ëmbël. Ai tha ndër të tjera se është sjellë ashtu siç është dhe nuk është imponuar të bëjë rolin.
“Njerëzit kishin krijuar një imazh për mua dhe në media kryesisht por edhe nga publiku që ky Ronaldo është tip ngacmuesi, negativi, arroganti, ndërsa aty njohën një Ronaldo të ëmbël që nuk ofendon, që nuk do t’i lëndojë të tjerët. Mendoj që aty nuk zgjedh askush të bëjë asgjë. Aty njerëzit dalin siç janë sepse ti mund të zgjedhësh një rol por nuk mund ta mbash 24/24 është tërësisht e pamundur”.
Ndër të tjera, Ronaldo zbuloi edhe një të pathënë më parë, teksa në një diskutim me Tean në shtëpinë e Big Brother, ai ka mësuar se fotot e saj me ish-partnerin, Beart Rexhepi i ka nxjerrë vetë Tea. “Ne përgjithësisht shumë gjëra i dimë por më ka surprizuar Tea, kur ka qenë një bisedë e natës vonë dhe i thashë “Kush i nxorri fotot e tua me Beartin?” dhe ajo thjeshtë thotë: Unë.
Nuk e di a e keni kapur këtë momentin. Po tha që i nxora unë, Bearti mezi po priste që t’i nxirrja ndërsa dhe Andi ishte pak a shumë në dijeni. E shikoni sa intervista kam bërë unë aty brenda. Unë nuk e kuptoj realisht se çfarë e shqetësoi kaq shumë Tean.
Realisht nuk arrij ta kuptoj se si mund të flasë një njeri për gënjeshtra kur gënjeshtra jote është gati-gati pothuajse aq e rëndë sa ajo që bëjnë personat e tjerë. U mashtrua një Shqipëri e tërë me një histori fallso dashurie, dhe aty flitet për gënjeshtra kjo është më e tmerrshme akoma.”

Të tjera
-
Të hënën nis gjykimi ndaj katërshes së UÇK-së, marsh do të ketë edhe në Hagë
Nga kjo e hënë do të gjykohet personi që e ka lexuar Deklaratën e Pavarësisë ...
-
Qeveria mban mbledhje, miraton Projektligjin për Tatimin në Pronën e Paluajtshme
Qeveria e Kosovës këtë të premte në mënyrë elektronike ka mbajtur mbledhjen e...
-
Shkupi dhe Beogradi firmosin një sërë marrëveshjesh
Lehtësimi dhe përshpejtimi i qarkullimit të njerëzve dhe automjeteve në vendk...
-
Hykmete Bajrami për Qeverinë Kurti: Dy vjet qeverisje, dy vjet arsyetim, dy vjet dështim
Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, me anë të një videoporosie të publikuar ...
-
Franca dhe Gjermania kërkojnë një propozim të shpejtë për Asociacionin
Franca e Gjermania i kanë bërë thirrje Kosovës e Serbisë, që të zbatojnë marr...
-
Molliqaj: UÇK është guxim, jo kalkulim, mbrojtja e saj duhet të jetë mbi politikën ditore
Kreu i PSD-së, Dardan Molliqaj, kritikoi ashpë kryeministrin e Kosovës Albin ...
-
Qytetarët frikësohen se pas rritjes së çmimit të rrymës do të rriten edhe çmimet e artikujve
Një ditë pasi Zyra e Rregullatorit për Energji në Kosovë vendosi shtrenjtimin...
-
Dy trena në Zvicër dalin nga shinat, raportohet për të lënduar
Një ngjarje terrori ndodhi sot në Zvicër kur dy trena dolën nga shinat, duke ...
-
Caktohet seanca, të martën Trump para gjyqit
Gjykata e New Yorkut ka bërë të ditur se të martën, ish-presidenti amerikan, ...
-
Djegia e veturave në veri, reagon edhe Von Cramon
Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, ka reaguar...
-
Tentim grabitje në Pejë, pronari i argjendarisë neutralizon grabitësin
Një tentim grabitje ka ndodhur pasditen e sotme në Pejë. Me këtë rast grabitë...
-
Një tërmet i fortë dridh Greqinë, ja ku ishte epiqendra
Një tërmet me magnitudë 5.1 goditi këtë pasdite Greqinë sipas Qendrës Sizmolo...