Sport

“Ronaldo, lojtari më i mirë në historinë e futbollit”

Autori: Gazeta inFokus 12:22 | 23 October 2019

Drejtori sportiv i Juventusit, Fabio Paratici ka thënë se ylli i skuadrës, Cristiano Ronaldo është lojtari më i miri në histori të futbollit.

Paratici e ka bërë të qartë këtë gjë pas ndeshjes ndaj Lokomotiv Moscow, ndeshje në të cilën fituan me rezultat 2-1. “Zonja e Vjetër”, arriti të fitojë këtë ndeshje fal dy golave të sulmuesit, Paulo Dybala. Paratici ka thënë se portugezi është më i miri në histori pasi ka thyer rekorde të shumta.

“Cristiano është lojtari më i mirë në botë, me shumë mundësi më i miri në histori duke konsideruar rekordet që ka arritur si individ. Akoma e ka dëshirën për t’u trajnuar dhe të bëjë më të mirën”, deklaroi ai.

-Advertisement-

Juventusi në grupin D në kuadër së Ligës së Kampionëve është lider me 7 pikë, aq sa ka Atletico në vendin e dytë, ndërsa Lokomotiv Moscow është në vendin e tretë me tri pikë dhe në vendin e fundit është Bayer Leverkusen, i cili nuk ka fituar asnjë ndeshje.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
EURO 2024 dhe Serie A, dy ekskluzivitetet absolute të Artmotion këtë vit
-Advertisement-

Të tjera