Sport

Ronaldo ka bërë diçka të “çmendur”

Autori: Gazeta inFokus 10:18 | 17 December 2017

Triumfi i Real Madridit gjatë natës së sontme ndaj Gremios në finalen e ‘Kupës së botës për Klube’ i ka sjellur disa rekorde historike si klubit ashtu edhe disa lojtarëve që pas këtij triumfi futen në librat e historisë së këtij kompeticioni.

Janë dy lojtarët, CristianoRonaldo dhe Toni Kroos, që pas triumfit të sontëm tashmë kanë fituar nga 4 herë ‘Kupën e botës për Klube’ në karrierën e tyre, rekord që asnjë lojtarë nuk e kishte arritur më parë në historinë e International Cup që tani quhet ‘Kupa e botës për Klube’.

Cristiano e kishte fituar këtë trofe me Manchester United në vitin 2008 dhe me Real Madridin gjatë tri viteve: 2014, 2016 dhe 2017.

-Advertisement-

Ndërsa Kroos gjithashtu trofeun e parë e kishte fituar me Bayernin në vitin 2013, pastaj me Real Madridin gjatë tri viteve: 2014, 2016 dhe 2017.

Pas tyre, vijnë lojtarët si: Cafú, Maldini, Iniesta, Alves, Pique, Messi dhe Busquets që e kanë fituar nga 3 herë në karrierën e tyre këtë trofe.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UNICEF-i global boton artikull për rezultatet e partneritetit me Devolli Corporation: U fuqizuan gratë, përfituan familjet
-Advertisement-

Të tjera