Sport

Ronaldo flet para finales në Ligën e Kampionëve, befason botën me fjalët për Messin (VIDEO)

Autori: Gazeta inFokus 14:38 | 01 June 2017

Cristiano Ronaldo ka realizuar një intervistë para finales me Juventusin në Ligën e Kampionëve.

Në një intervistë të realizuar për ‘Fox Sports’, para finales të cilën Real Madridi do ta luajë me Juventusin këtë të shtunë, ylli portugez ndër të tjera ka folur edhe për marrëdhëniet që ka me rivalin e tij Leo Messi, shkruan Gazeta Blic

Messi aktualisht ndodhet në Kinë për arsye biznesore, derisa Ronaldo është duke u bërë gati për finalen e cila do të luhet në Cardiff të Uellsit më 3 qershor, finalja kjo e pestë në karrierë për portugezin.

-Advertisement-

Dyshja ka fituar Topin e Artë në nëntë vitet e fundit, duke bërë që tifozët dhe adhuruesit e futbollit të debatojnë pafund rreth asaj se cili prej tyre është më i mirë.

Por, Ronaldo ka refuzuar krahasimet, duke thënë se i pëlqen ta shikojë Leo Messin teksa luan futboll, dhe se të dy kanë “marrëdhënie shumë të mirë”.

“Më pëlqen të shikoj të gjithë lojtarët e mirë, dhe Messi është një ndër ta. Ai është lojtar i mirë”, tha Ronaldo për ‘Fox Sports Argentina’.

“Me të vërtetë më pëlqen ta shoh atë në fushë, dhe të gjithë lojtarët e tjerë të shkëlqyeshëm”, shtoi Ronaldo.

“Kur jam me të, kemi marrëdhënie të mirë. Nuk është se jemi miq të ngushtë dhe shkoj në shtëpinë e tij për të ngrënë bashkë. Ai nuk është një shok i imi, por e konsideroj një shok në profesion dhe jo një rival, sepse nuk më pëlqejnë krahasimet”, përfundoi fituesi i Topit të Artë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Kryetari Përparim Rama pjesë e ‘Mayor’s Talk’

Të tjera