Ronaldo e telefonon, ky është projekti i Juventusit për Marcelon

Autori: Gazeta inFokus
12:46 | 25 January 2019
Në Madrid mund të konsiderohet si i fundit i Mohikanëve. Në kuptimin që, pas largimit të Cristiano Ronaldos, ai mbeti lojtari i vetëm në skuadër, që nuk ishte “punësuar” nga Florentino Perez. Braziliani arriti në “Santiago Bernabeu” në vitin 2006, tri vite para portugezit, që të dy të blerë nga Ramon Calderon.
Dhe, ashtu si CR7, që u ftoh me presidentin Perez, hap pas hapi, në një përplasje egosh të vështira për t’u menaxhuar, edhe braziliani duket se ka përfunduar në hije, çka mund të çojë në divorc mes palëve, pas këtij sezoni. Kjo do të sillte edhe përfundimin e një “epoke”.
Marrëdhëniet mes Marcelos dhe Ronaldos janë tepër miqësore, kjo nuk përbën asnjë sekret. Natyrisht, ky raport ka pasur majat dhe “humnerat” e veta, por gjithmonë ka mbetur e fortë, shumë e fortë. Fjalët e ngrohta të Marcelos në rastin e lamtumirës së yllit portugez nga Real Madridi bënë që menjëherë, emri i tij të lidhej me Juventusin.
Një kombinim që, sado i komplikuar të duket, ngadalë po shndërrohet në një hipotezë reale. Kjo, për shkak se në klubin bardhezi janë bërë llogaritë dhe është parë se operacioni “Marcelo” mbetet ekonomikisht i qëndrueshëm, pavarësisht pranisë së një klauzole prej 200 milionë eurosh.
Nuk është e besueshme të mendosh se Real Madridi s’do të heqë dorë nga kjo shumë për anësorin brazilian, sepse Marcelo nuk e gëzon më statusin e të paprekshmit, si në të kaluarën. Më e besueshme duket mundësia e blerjes për rreth 60 milionë euro (neto), një shifër që Juventusi mund ta përballojë, së bashku me një pagë prej 12 milionë euro (neto) në vit.
Bardhezinjtë janë gati t’i ofrojnë kontratë 4-vjeçare brazilianit, duke llogaritur një zë rreth 38 milionë euro në buxhet. Një kosto që do të “flijonte” Alex Sandro, lojtar për të cilën Real Madridi ka qenë gjithmonë i interesuar. Mbrojtësi i majtë në fjalë sapo ka rinovuar (deri në vitin 2023) me Juventusin, me një kontratë prej 5 milionë euro në sezon, plus bonuse.
“Zonja e Vjetër” e bëri këtë, sepse beson tek Alex Sandro, i cili po rritet këtë sezon, duke u rikthyer në nivelet e shkëlqyeshme të vitit debutues. Po ashtu, e bëri këtë që ta menaxhonte më mirë mbrojtësin e majtë në merkato, sepse ai pëlqehet nga emrat e mëdhenj në Europë (jo vetëm Real, por edhe Manchester United).

Të tjera
-
Muja: PDK-LDK-AAK dhe Lista Serbe janë bashkë në këtë lojë, për të bllokuar Kuvendin
Ka dështuar për herë të nëntë përfundimi i seancës konstituve. Kryesuesi i se...
-
Tahiri: Jemi të interesuar ta dërgojmë VV-në në opozitë
Deputeti i PDK-së, Abelard Tahiri ka hedhur poshtë çdo mundësi për një koalic...
-
Trump thotë se do ta nominojë Waltz ambasador në OKB, Rubion e bën u.d. të Këshilltarit për Siguri Kombëtare
Presidenti Donald Trump tha të enjten se po emëron Sekretarin e Shtetit Marco...
-
Kos e paralajmëroi, Vuçiq: Jam gati të pranoj çdo lloj sanksioni, do të shkoj në Rusi më 9 maj i kam premtuar Putinit
Presidenti serb Aleksandar Vuçiç deklaroi se Serbia nuk do të heqë dorë nga r...
-
Ramadani: VV duhet ta ndërrojë kandidaten për kryeparlamentare të shtunën
Analisti Burim Ramadani ka reaguar ashpër ndaj Vetëvendosjes, duke e quajtur ...
-
Pse Zvicra nuk po ndërton mjaftueshëm vendbanime për popullsinë e saj në rritje?
Ekspertët paralajmërojnë se Zvicra do të vazhdojë të luftojë me një furnizim ...
-
Emri i Haxhiut për kryeparlamentare, Sejdiu: Edhe Glauku e di që kjo punë është hajgare
Analisti politik, Dardan Sejdiu ka folur rreth ngërçit që e ka kapluar Kuvend...
-
Tahiri: Me VV-në s’mundesh as me i rritë pagat, as me i heq sanksionet, qysh me qeverisë me ta?
Deputeti i PDK-së, Abelard Tahiri, ka hedhur poshtë çdo mundësi për një koali...
-
Richard Grenell në mesin e kandidatëve për Këshilltar të Sigurisë Kombëtare në ShBA
Donald Trump, presidenti i SHBA-së, ka vendosur të shkarkojë këshilltarin e t...
-
Vuçiq nuk e përfill Brukselin: Ia kam dhënë fjalën Putinit që shkoj në Moskë më 9 Maj
Presidenti serb Aleksandar Vuçiç deklaroi se Serbia nuk do të heqë dorë nga r...
-
Cakolli: Votimi i fshehtë, tentativë për të turbulluar një çështje të qartë
Eugen Cakolli nga Instituti Demokratik i Kosovës (KDI), i është përgjigjur de...
-
Kurti për 1 Maj: Punësimi dhe dinjiteti në punë, prioritet i qeverisjes sonë
Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Punëtorëve, Kryeministri në detyrë i Kosov...