Sport

Ronaldo e fajëson Perezin për çmimin që UEFA ia dha Modricit dhe jo atij

Autori: Gazeta inFokus 16:52 | 01 September 2018

Cristiano Ronaldo kishte vendosur në momentet e fundit të mos merrte pjesë në gala mbrëmjen e ceremonisë së ndarjeve të çmimeve për më të mirët e sezonit nga UEFA, për arsyeje se kishte dëgjuar thashetheme se presidenti i Real Madridit, Florentino Perez, kishte shtruar presion ndaj UEFA që çmimi kryesor t’i jepej Luka Modricit.

Ylli i Juventusit e fitoi çmimin Sulmuesi i Vitit i UEFA-s, ndërsa treshja e Juventusit Luka Modric, Sergio Ramos dhe Keylor Navas i fituan çmimet për pozitat e tyre.

Megjithatë, çmimi kryesor i mbrëmjes, ai për Lojtarin e Vitit të UEFA-s, i takoi Luka Modricit.

Sipas Tuttosportit, Ronaldo kishte vendosur në momentet e fundit të mos merrte pjesë në gala mbrëmjen e ceremonisë së ndarjeve të çmimeve për më të mirët e sezonit nga UEFA, për arsyeje se kishte dëgjuar thashetheme se presidenti i Real Madridit, Florentino Perez, kishte shtruar presion ndaj UEFA që çmimi kryesor t’i jepej Luka Modricit.

-Advertisement-

Ndërkohë, i pyetur për mungesën e Ronaldos në këtë ceremoni, presidenti i UEFA-s, Aleksander Ceferin, ka thënë për Gazzetta dello Sport se vetëm portugezi e di pse.

“Pse nuk erdhi Ronaldo? Vetëm Ronaldo e di, duhet ta pyesni. Ne prisnim që ai të vinte, por pak orë para nisjes, Juve na njoftoi se nuk do të vinte”, tha Ceferin.

“Dua ta them vetëm një gjë: 55 gazetarë dhe 80 trajnerë votuan, prandaj ata e përcaktuan fituesin dhe rezultati final duhet të pranohet”, shtoi ai.

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vlerësohet për herë të tretë "Banka e Vitit 2023 në Kosovë" nga The Banker
-Advertisement-

Të tjera