Sport

Ronaldo drejt akordit, 200 milionë arsye për të shkuar ne Arabi

Autori: Gazeta inFokus 12:57 | 30 November 2022

Botërori është në qendër të vëmendjes, por Cristiano Ronaldo, simbol i Portugalisë është i përqëndruar dhe në aktivitetin e tij në nivel klubesh, dhe siç raportojnë media të ndryshme është pranë mbylljes së akordit me Al-Nassr, klub i Arabisë Saudite , me të përditëshmen spanjolle Marca që këmbëngul për diçka të tillë.

Bëhet fjalë për një operacion prej 200 milionë eurosh në sezon, përfshirë këtu pagën dhe akordet publicitare. Asnjë skuadër Europiane as nuk mund ti afrohet propozimit të arabëve, e po ashtu edhe klubet e MLS në Amerikë.

Sulmuesi që është pa skuadër pas konfliktit me drejtuesit dhe trajnerin e Manchester United, ndëpreu me ta kontratën në mënyrë konsenuale pas situatës së tensionuar që ishte krijuar.

-Advertisement-

Futbolli arab është në rritje por, shtysa mediatike që do t’i jepte një transferim i Cristiano Ronaldos do të ishte e jashtëzakonshme. Al-Nassr drejtohet nga Rudi Garcia, ish-trajner i Romës dhe mes lojtarëve spikasin prezencat e Ospina, portierit kolumbian që ka luajtur me Napolin, dhe ish-laciali Alvaro Gonzales.

Tani skuadra nga Riad do të tentojë të rifitojë dominimin në kompeticionin kombëtar, ndërkohë që synon të pozicionohet edhe në hartën e futbollit Botëror me prezencën e Ronaldos.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Aeroporti “Adem Jashari” ka një kërkesë për udhëtarët që kanë humbur valixhet e tyre
-Advertisement-

Të tjera