Sport

“Ronaldo dhe Nani më këshilluan për transferimin tek Manchester City”

Autori: Gazeta inFokus 18:34 | 08 Gusht 2017

Bernardo Silva më në fund e ka zbuluar se kush e bindi që të transferohej tek Manchester City.

Anësori portugez ka thënë se ishin Cristiano Ronaldo dhe Luis Nani, ata që ndikuan që ai të transferohet tek skuadra angleze.

“Ishte Cristiano dhe Nani që më këshilluan që të transferohem tek Manchester City, pasi ata më inkurajuan që të largohem nga Monaco dhe të luaj në Premier Ligë”, ka thënë Silva, transmeton ORAinfo.

-Advertisement-

“Ata më treguan se do ta adhuroja qytetin e Manchesterit dhe njerëzit këtu, por edhe që do të përshtatesha shpejtë në Premier Ligë, por që edhe trajneri ishte ideal për tu zhvilluar si lojtar”, ka shtuar lojtari portugez./ORAinfo/

Etiketa:
Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy