Sport

Ronaldo arrinë në Barcelonë, pritet nga mijëra tifoz

Autori: Gazeta inFokus 11:40 | 08 December 2020

Barcelona dhe Juventusi takohen sonte në kuadër të Ligës së Kampionëve, shkruan Gazeta inFokus.

E gjithë vëmendja për këtë takim është padyshim tek dyshja më e mirë në botë, Cristiano Ronaldo dhe Lionel Messi, të cilët zbarkojnë në të njëjtën fushë për herë të parë pas dy vitesh.

Tashmë e tërë ekipi i ‘Zonjës së Vjetër’ ka arritur në qytetin e Barcelonës dhe janë pritur nga mijëra tifoz, e sidomos Ronaldo.

-Advertisement-

‘Siuuuu’ ishte thirrja që fansat bënin, e që është mënyra e festimit të golave nga 35 vjeçari.

Kujtojmë që kjo përballje luhet sonte në stadiumin ‘Camp Nou’ me fillim nga ora 21:00./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Edicioni i 6-të i Garage Sale sjell zbritje të madhe në Comodita Home!
-Advertisement-

Të tjera