Ronaldinho, në bankë me vetëm 6 euro. Faliment, apo…?
Autori: Gazeta inFokus 13:16 | 06 November 2018
Për një futbollist, i cili për 10 vite ka luajtur me skuadra si PSG, Barcelona dhe Milani duke përfituar paga marramendëse, të falimentojë nga ana financiare duket e paimagjinueshme, e megjithatë në Brazil janë të sigurtë se fituesi i “Topit të Artë” në vitin 2005 është në krizë të thellë ekonomike, aq sa thonë se ai ka në llogarinë e tij bankare vetëm 6 euro.
Lajmi i bujshëm dhe i pabesueshëm publikohet nga portali “UOL Esporte”, që shpjegon edhe motivet e kësaj krize të ish-futbollistit. Ditët e fundit, Gjykata e Rio Grande Do Sul urdhëroi bllokimin e pasaportës së Ronaldinhos dhe të vëllait të tij, pasi nuk paguan një gjobë të vitit 2015 të vendosur për ndërtimin e një platforme peshkimi abuzive në Porto Alegre, në një zonë të mbrojtur ambientale.
Me kalimin e kohës, kjo shifër, për shkak edhe të rritjes së interesit, arriti në nivelin e dy milionë eurove, duke detyruar shtetin të ndërhyjë dhe të kontrollojë llogarinë bankare të kampionit brazilian, ku u verifikua shifra prej 6 eurosh në të.
Por, për këtë falimentim të Ronaldinhos kanë lindur dyshime të forta, pasi ai mund t’i ketë derdhur fitimet e tij në një llogari tjetër bankare, në një vend tjetër. Kjo, sepse braziliani, nga ajo që shihet në rrjetet sociale, duket se ka një stil jetese ku nuk duket asnjë shenjë falimentimi, përkundrazi.
Në javët e fundit, braziliani udhëtoi në Kinë, Japoni, Europë dhe Afrikë, për shkak të impenjimeve të tij në fushën e marketingut, që sigurisht i sigurojnë atij të ardhura të konsiderueshme.
Në janar, kompania Nike, që është sponsori teknik i Ronaldinhos prej shumë vitesh, prezantoi linjën e re të këpucëve “R10” për nder të tij. Madje Ronaldinho, sa herë që zbret në fushën e lojës në ndeshje me legjendat e Barcelonës përfiton 150 mijë euro. Për më tepër, më 17 nëntor do të zhvillohet në Frankfurt edhe një ndeshje miqësore me qëllime bamirësie, që do të quhet “Miqtë e Ronaldinhos”.
Të tjera
-
O’Brien: SHBA do t’i kushtojnë vëmendje nevojave të Kosovës që të ketë sukses në aspiratat e saj
Ndihmës Sekretari i Departamentit Amerikan të Shtetit për Evropën dhe Euroazi...
-
Pas tri javësh, rinisin seancat gjyqësore ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi, në rastin “Thaç...
-
Gjendja e rrugëve drejt pikave kufitare e kalueshme, por pajisjet dimërore të domosdoshme
Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka bërë të ditur gjendjen e rrugëve që ...
-
Arrestohet një i dyshuar për dhunë në familje në Gjakovë
Një person është arrestuar në Gjakovë për dhunë në familje. Ai dyshohe...
-
Vazhdon periudha e aplikimit për akreditimin e mediave dhe vëzhguesve- Si bëhet aplikimi?
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njofton se është duke vazhduar periudha e apli...
-
Ia gjetën një snajper në shtëpi, Policia e arreston e më pas e liron burrin në Deçan
Një person është arrestuar e më pas është liruar pasi në shtëpinë e tij është...
-
Arrestohen dy persona në Lipjan, dyshohen për shitje narkòtikësh
Dy persona janë arrestuar pasi njërit i janë gjetur 10 qese të vogla me marih...
-
PDK sot mban tubim elektoral në Ferizaj
Pas hapjes së fushatës zgjedhore, Partia Demokratike e Kosovës sot do të mbaj...
-
Moti sot: I vranët dhe me reshje të borës, temperaturat deri në 0 gradë Celsius
Ko Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, ka njoftuar se sot do të mbajë mot...
-
Dervishaj: Më nuk ka kthim pas, vetëm përpara
Kandidati nga diaspora me numrin 77 nga Partia Demokratike e Kosovës, Shahin ...
-
Aksidentohet autobusi në Gjermani, dy persona vdẹsin e katër lëndohen rëndë
Dy persona humbën jetën dhe katër u lënduan rëndë kur një autobus u përmbys n...
-
Parashikimi i motit për të dielën
Për të dielën parashikohet të mbajë mot i vranët dhe me reshje bore të intens...