Sport

Roma vazhdon shkëlqimin nën drejtimin e Jose Mourinhos edhe në Ligën e Konferencës

Autori: Gazeta inFokus 23:05 | 16 Shtator 2021

Skuadra e Romës e ka vazhduar serinë e fitoreve nën udhëheqjen e trajnerit portugez, Jose Mourinho, shkruan Gazeta inFokus.

Roma kësaj radhe ka triumfuar ndaj CSKA Sofias me rezultat të thellë 5-1, në takimin e vlefshëm për fazën e grupeve të Ligës së Konferencës.

Në sfidën e zhvilluar në ‘Stadio Olimpico’, golat për romakët i realizuan Lorenzo Pellegrini 2x, Stephan El Shaarawy, Gianluca Mancini dhe Tammy Abraham, kurse golin e vetëm për mysafirët e shënoi Graham Carey.

-Advertisement-

Pas kësaj fitoreje, Roma kryeson Grupin C me tri pikë, kurse CSKA Sofja mbetet e fundit me 0 sosh./Gazeta inFokus/

 

Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy