Sport

Roma-Liverpool, ja për cilën skuadër bën tifo Russell Crowe “Gladiatori”

Autori: Gazeta inFokus 19:46 | 02 May 2018

Jurgen Klopp ka pohuar se është i gatshëm të rekrutojë Gladiatorin për ndeshjen e Liverpoolit kundër Romës, vetëm për të marrë një përgjigje nga Russell Crowe, i cili pretendoi se aktori i famshëm do të mbështesë ekipin italian, shkruan infokusi.

Roma do të presë Liverpoolin sonte dhe trajneri gjerman u pyet nëse ai është i vetëdijshëm për filmin e lartpërmendur.

“Sigurisht, Russell Crowe do të luajë në mesfushën time”, u përgjigj Klopp, ndërsa aktori i cili luajti rolin kryesor në filmin ‘Gladiator’  kishte përgjigjen e tij në Twitter.

-Advertisement-

“Ekipi i gabuar, Forza Roma”, ka postuar aktori nga Zelanda e Re..

Ndeshja e parë në mes të dy skuadrave përfundoi me një fitore 5-2 për Liverpoolin, ndërsa sonte zhvillohet takimi i kthimit gjysmëfinal me fillim nga ora 20:45, në Olimpico të Romës. /infokusi.com

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
BKT Kosova hap degën më te re në qytetin e Suharekës
-Advertisement-

Të tjera