Sport

Roma kërkon Mateo Kovaçiç për mesfushën

Autori: Gazeta inFokus 12:49 | 03 February 2018

Roma bëri ‘pass’ në merkaton dimërore, por ndërkohë ka filluar të projektojë lëvizjet që do të bëjë në muajin qershor.

Drejtori sportiv Monchi është rikthyer me mendje sërish në Spanjë dhe sipas mediave iberike synimi i tij është mesfushori kroat i Real Madrid, Mateo Kovaçiç. Ish-futbollisti i Interit është zgjedhja e parë në preferencat për të forcuar skuadrën sezonin e ardhshëm, aq më tepër që dhe vetë kroati po kërkon një vend ku të ketë më shumë minuta aktivizimi.

Kovaçiç u transferua në Madrid në vitin 2015, për më shumë se 40 milionë euro dhe si pjesë e skuadrës madrilene numëron vetëm 91 ndeshje dhe 4 gola të shënuar. Në Romë ai me siguri që do të gjente një vend të sigurt në formacion, duke plotësuar një treshe plot fantazi në mesfushën e verdhekuqve, përkrah Strootman dhe Nainggolan.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Nis bashkëpunimi serioz dhe strategjik midis Comodita dhe JYSK International
-Advertisement-

Të tjera