Sport

Roma interesohet për Falcaon

Autori: Gazeta inFokus 18:05 | 26 July 2019

Gjiganti italian i Serie A, AS Roma janë të interesuar për të nënshkruar me sulmuesin veteran të AS Monaco, Radamel Falcao

Sipas gazetës turke, Ajansspor, Roma është në kërkim të nënshkrimin me një sulmues për të forcuar sulmin gjatë sezonit të ardhshëm.

Giallorossi janë të lidhur edhe me një transfer të sulmuesit të Juventusit, Gonzalo Higuain dhe Mariano Diazin e Real Madridit, por blerja e kësaj dyshe nuk ka shkuar përpara ashtu sikurse ata e kishin planifikuar.

-Advertisement-

Tani, Roma ka kthyer interesimin tek Falcao dhe raportohet që tashmë ata kanë nisur takimet me përfaqësuesit e Monacos për të arritur një marrëveshje.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
A prishet cilësia e gjumit nëse pini kafe në mbrëmje?
-Advertisement-

Të tjera