Sport

Roma i kthehet fitoreve në kampionat, mposhtë Udinesen

Autori: Gazeta inFokus 22:37 | 23 September 2021

Pas humbjes nga Verona në fundjavë, skuadra e Romës është rikthyer te fitorja në kampionat, shkruan Gazeta inFokus.

Romakët kanë triumfuar në shtëpi ndaj Udineses me rezultat minimal 1-0, në takimin e vlefshëm për xhiron e pestë në Serie A.

Në duelin e zhvilluar në ‘Stadio Olimpico’, golin e vetëm për ekipin e drejtuar nga Jose Mourinho e realizoi Tammy Abraham.

-Advertisement-

Sulmuesi anglez shënoi një gol interesant në minutën e 36’ për t’i dhuruar tri pikë të rëndësishme skuadrës së tij.

Pas kësaj fitoreje, Roma renditet e katërta me 12 pikë, kurse Udinese mbetet e dhjeta me 7 sosh./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Ku mos mu HUTU me BLACK FRIDAY Artmotion
-Advertisement-

Të tjera