Sport

Roma e mund Lazion në derbin e qytetit

Autori: Gazeta inFokus 20:02 | 18 November 2017

Roma ka shënuar fitore me rezultat 2-1 në ndeshjen deri ndaj rivalit të qytetit, Lazios, në kuadër të xhiros së 13-të të Serie A.

Roma kaloi në epërsi përmes penaltisë së konvertuar në gol nga Perotti në minutën e 49-të, shkruan Express.

Rezultatin për vendasit e dyfishoi mesfushori belg Nainggolan në minutën e 53-të. Rreth 20 minuta më vonë, më saktë në minutën e 72-të, Immobile i dha shpresë Lazios duke shënuar nga pika e bardhë pasi gjyqtari akordoi penalti me ndihen e VAR.

-Advertisement-

Por, kjo ishte e tera që Lazio mundi të bëjë.

Roma ngjitet në vendin e tretë më 30 pikë të mbledhura, por një lojë më pak se skuadrat tjera. Ndërsa, Lazio bie në vendin e pestë me 28 pikë e po ashtu me një ndeshje më pak të zhvilluar. Kjo ishte humbja e dytë për lazianët, ndërsa fitorja e 10 për romakët.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Prince Caffe zgjeron shtrirjen në rajon, arrin marrëveshje bashkëpunimi me zinxhirin kroat Plodine
-Advertisement-

Të tjera