Auto&Tech

Rolls-Royce bën të ditur datën, kur do ta prezantojë makinën e parë SUV (Foto)

Autori: Gazeta inFokus 22:55 | 02 May 2018

Makina e parë SUV nga Rolls-Royce, më në fund do të prezantohet më dhjetë maj

Pasi e dërgoi në mbarë botën, që ta sfidoi edhe nëpër terrenet më të vështira, Rolls-Royce më në fund është gati ta prezantojë makinën e parë SUV, të emëruar Cullinan, transmeton Telegrafi. E tëra që dihet është se do të prezantohet më dhjetë maj, teksa do të jetë ‘makina sportive dhe familjare më luksoze deri më tani’ por kompania nuk e ka dhënë asnjë detaj shtesë. Meqenëse është SUV i parë, prodhuesi britanik është kujdesur që ta prezantojë me sa më shumë dinjitet.

Atë do ta prezantojë në London Craft Week, ku tregohet puna dhe përfundimet e kujdesshme, që i realizon Rolls-Royce. Krahas fotografive dhe filmimeve të ndryshme të veturës, do të shfaqet edhe punëtoria në West Sussex të Anglisë, ku realizohen punimet të ashtuquajtura artistike të veturave.

-Advertisement-

Tashmë e dimë se si duket Cullinan, pasi e kemi parë gjatë fazës së testimit edhe pse nën shtresën për kamuflazh. Makina që përcjellë hapat e Phantom, pritet të ketë nën kapak motorin 6.75-litra V12 që prodhon 563 kuajfuqi, të lidhur me tetë shpejtësi automatike, që dërgon energji në të katër rrotat.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Rëndësia e komunikimit efektiv midis Familjes dhe Kopshtit
-Advertisement-

Të tjera