Ekonomi

“Rojet e Nderit” ushqejnë rojet me 0.05 cent në ditë

Autori: Gazeta inFokus 15:53 | 14 March 2018

Kompania e Sigurimeve Fizike, “Rojet e Nderit”, ka fituar tender në Komunës e Skenderajt duke dalë kompania me e lirë me ofertën në të cilën ka konkurruar me një çmim prej vetëm 0.5 cent në ditë për t’i ushqyer punëtorë me shujtën e ngrohtë.

Sipas dosjes se tenderit, një nga kriteret ka qenë edhe ofrimi i shujtës së ngrohtë siç parashihet me Kontratën Kolektive, ku kjo kompani ka dalë me e lira duke ofertuar ushqim për punëtorët qe do të ruajt objektet e Komunës së Skenderajt me vetëm 2 euro në muaj.

Ky çmim tepër i lirë me të cilin ka ofertuar kompania “Rojet e Nderit” ka qenë edhe arsye qe ndaj këtij tenderi, pasi është shpallur fitues kjo kompani, kanë bërë ankesë disa kompani të tjera të cilat kanë qenë në garë për ruajtur komunën e Skenderajt.

-Advertisement-

Një nga kompanitë e cila ka ushtruar ankesë në Organin Shqyrtues të Prokurimit Publik (OSHP) dhe ka kërkuar anulimin e këtij tenderi ka qenë kompania “Security Code” edhe dy kompani tjera, “Imperial Security Shpk” dhe “Drita Security”.

Bazuar në dokumentet e seancës se mbajtur në OSHP dhe procesverbaleve ku janë ballafaquar të gjitha palët shihet se kjo kompani e ka arsyetuar këtë çmim prej vetëm 0.05 cent në ditë për ushqimin e punëtorëve duke deklaruar se i kanë restorantet e tyre.
Por përfaqësuesit e operatorit ekonomik ankues, “Security Code”, e kanë kundërshtuar duke konstatuar se oferta e kompanisë fituese nuk i plotëson të gjitha kërkesat e parashtruara në njoftimin e kontratës dhe në dosjen e tenderit dhe është në kundërshtim me Nenet 7, 52,59 dhe 60 të Ligjit të Prokurimit Publik.

Gjate prezantimit në seancë, përfaqësuesi i kompanisë “Securiy Code” , Esat Tahiri ka pohuar se nuk janë pajtuar me analizën e ekspertit shqyrtues dhe se ka shkelje në procedurat e këtij tenderi.
Theks të veçantë i kanë dhënë pikërisht çmimit të ofruar për shujtën e punëtorëve.

Për me shumë, ky është procesverbali i seancës se mbajtur në OSHP, ku në fund ky organ i ka dhë fund ky organ, pavarësisht këtij çmimi dhe shkeljeve tjera të pretenduara nga operatoret ekonomik ankues i ka dhënë drejt Komunës së Skenderajt për të vazhduar nënshkrimin e kontratës me kompaninë të cilën e ka shpallur fituese të tenderit, Rojet e Nderit”?./INFOKUSI

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shkolla Finlandeze lanson programin IMPACT: Tani edhe në gjuhën shqipe, me çmim të përballueshëm
-Advertisement-

Të tjera