Sport

Roja i sigurimit nuk e njeh Nadalin, nuk e lejon të hyjë të stërvitet

Autori: Gazeta inFokus 18:38 | 07 November 2017

Tenisti spanjoll, Rafael Nadal ishte gjetur në një pozitë të palakueshme gjatë stërvitjeve të tij në Francë.

Televizioni francez “Canal + Sport” ishte duke xhiruar një kronikë për tenistin e famshëm spanjoll Rafael Nadal, por gjatë hyrjes për në fushat stërvitore ka pasur një moment disi të pakëndshëm mes 31-vjeçarit dhe rojës së sigurisë.

Ai nuk e ka njohur tenistin numër 1 të botës dhe e ka ndaluar, por pas prezantimit e ka lejuar të hyjë brenda.

-Advertisement-

“Përshëndetje zotëri, a keni fletëhyrje?”, ka qenë pyetja e rojës.

“Nuk e kam me vete lejekalimin, jam Rafael Nadal”, u përgjigj tenisti dhe u fut brenda.

Etiketa:
Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy