Lajme

Roja bregdetare greke shpëton 106 migrantë

Autori: Gazeta inFokus 11:44 | 08 May 2022

Roja bregdetare e Greqisë tha të dielën, më 8 maj, se ka shpëtuar 106 emigrantë duke përfshirë shumë fëmijë nga një varkë e cila ishte gjysmë e mbytur në detin Egje.

Në një deklaratë të rojës bregdetare greke u tha se emigrantët u gjetën në orët e vona të natës të së shtunës, më 7 maj, pranë ishullit juglindor të Kos, një distancë e shkurtër nga bregu turk.

Grupi i migrantëve ishte i përbërë nga kombësi të ndryshme, të cilat nuk u zbuluan, përfshinte 14 gra dhe 20 fëmijë.

-Advertisement-

Autoritetet greke thanë se që të gjithë personat që ishin në këtë varkë u shpëtuan duke shtuar se asnjë migrant tjetër nuk konsiderohet i zhdukur./rel

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
E treta e verteta, shpallet fituesi I trete I Lojes Shperblyese se Artmotion?

Të tjera