Lajme

Rohde pajtohet me Kallasin se rruga e vetme për BE është normalizimi i raporteve Kosovë-Serbi

Autori: Gazeta inFokus 10:16 | 04 December 2024

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka shpërndarë postimin e shefes së re të diplomacisë evropiane, Kaja Kallas ku tregon për takimin me kryeministrin Albin Kurti, dhe presidentin serb, Aleksandër Vuçiq.

“Pikërisht. Ashtu siç ka thënë kancelari gjerman, Olaf Scholz në vitin 2022 gjatë vizitës së tij në rajon: Vetëm ata kandidatë që njohin njëri-tjetrin mund të anëtarësohen në BE”, ka shkruar ambasadori gjerman.

Këtë Rohde e tha pasi Kallas shkroi në “X”, se rruga e vetme për anëtarësim në BE është normalizimi i marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, në bazë të marrëveshjes së Ohrit.

-Advertisement-

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Keiretsu Forum Southeast Europe dhe BKT Kosova, një bashkëpunim i guximshëm për herë të parë në llojin e tij, në…
-Advertisement-

Të tjera