Rohde mesazh liderëve të Kosovës e Serbisë: Përgatituni për të marrë vendime të vështira
Autori: Gazeta inFokus 07:36 | 11 October 2022
Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka kërkuar nga Kosova dhe Serbia që t’i zbatojnë marrëveshjet e arritura në Bruksel, siç janë ato për tabelat, udhërrëfyesit të energjisë dhe themelimit të Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.
“Çështja e Asociacionit duhet të adresohet, sepse është pjesë e marrëveshjeve të arritura në Bruksel, të cilat i ka nënshkruar Kosova”, tha Rohde.
Rohde ka potencuar se liderët e Kosovës dhe Serbisë duhet të përgatiten për të marrë “vendime të vështira politike”, si dhe të kenë vullnet për t’u pajtuar për kompromise që sjellin rezultate të qëndrueshme dhe përmirësojnë jetën e qytetarëve.
Diplomati gjerman ka theksuar se “mungesa e përparimit deri tani është për keqardhje” pasi sipas tij, “duke vepruar në këtë mënyrë, të dyja palët, sipas këndvështrimit tim, veprojnë kundër interesave të veta, meqë të hezitosh të zbatosh atë për të cilën është arritur pajtim në Bruksel, sigurisht se nuk do ta sjellë asnjërën palë më afër BE-së”.
Ai konsideron që përparimi urgjent tani është tejet i nevojshëm për të arritur synimin e Gjermanisë që për Kosovën dhe shtetet e tjera të Ballkanit Perëndimor është anëtarësimi sa më i shpejtë në familjen euro-atlantike.
“Kështu, njohja e ndërsjellë në mes Kosovës dhe Serbisë do të jetë parakusht i nevojshëm për të dyja shtetet për t’iu bashkuar BE-së, pasi është e paimagjinueshme që në Union të kemi dy shtete që nuk e njohin njëra-tjetrën. Këtë e bëri shumë të qartë Kancelari Scholz gjatë vizitës së tij në Prishtinë në qershor të këtij viti”.
Ndërkaq kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e ka pranuar se i është prezantuar “korniza e re” për dialog për marrëveshje në mes të Kosovës e Serbisë, i përpiluar pas angazhimit të këshilltarëve të presidentit Emmanuel Macron dhe kancelarit Olaf Scholz, të cilin e ka publikuar të dielën e 18 shtatorit, Ap.
“Ka një iniciativë franko-gjermane e cila dëshiron që t’i jap edhe më shumë fuqi zotërit Lajçak, sikurse që i jep edhe mbështetja e vazhdueshme amerikane”, tha Kurti.
Por, thotë se jo gjithçka që bisedohet “mund ta hedhim në opinion”.
Të tjera
-
“Ishim të gatshëm ta japim jetën për Kosovën”, Osmani percjell mesazhin e ushtarëve amerikanë
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është duke qëndruar për vizitë në Teksas...
-
Hynë ilegalisht në Kosovë, policia ndalon dy persona në Leposaviq
Në Koshuticë të Leposaviqit të premten dy persona kanë hyrë në mënyrë ilegale...
-
Ambasadori Rohde: Ka rezultate në dialogun Kosovë-Serbi, prandaj të dyja palët duhet të angazhohen
Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde ka thënë se janë arritur rezult...
-
Djali rra*h nënën në Prishtinë, arrestohet
Një person është arrestuar në Prishtinë, pasi i njëjti dyshohet se ka sulmuar...
-
Gjendet pa shenja jete një grua në Ferizaj, policia nis hetimet
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një paciente femër shtetase e Serbisë ë...
-
Zhduket një grua në Gjakovë
Në Gjakovë, më saktë në lagjen Brekoc, është raportuar se është zhdukur një g...
-
FSK-ja pjesë e ushtrimit ndërkombëtarë “Efes 2024”
Forca e Sigurisë e Kosovës, ka njoftuar se kontingjenti i FSK-së, nga Regjime...
-
Moti sot me diell dhe me vranësira
Për të shtunën parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira. Era do fr...
-
Rohde: Gjermania do t’i katërfishojë forcat e saj në Kosovë
Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde ka thënë se shteti i tij do t’i...
-
Kurti u kërkon takim partive parlamentare
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti i ka ftuar kryetarët e partive parlamenta...
-
Abdixhiku në Suharekë: LDK-ja ka program që u përgjigjet çështjeve të dekadës e rindërton aleancat
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka vizituar qytetin e Suharekës dhe fshat...
-
Suspendohet kryetari i Sindikatës së Policisë së Kosovës, incizoi tinëz kolegët
Kryetari i Sindikatës së Policisë së Kosovës, toger Imer Zeqiri është suspend...