Lajme

Rohde: Kosova e ka obligim ta hartojë draftin për Asociacionin, më të mirin mund ta bëjë vetë

Autori: Gazeta inFokus 15:03 | 16 May 2023

Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde, tha se Kosova e ka obligim që të hartojë draftin për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe, teksa shtoi se veç një nuk është i mjaftueshëm.

Rohde tha se draftin më të mirë do të mund ta hartonte vetë Kosova për vete.

“Versioni më i mirë, drafti më i mirë për Kosovën, mund të hartohet nga vetë Kosova. Mirëpo një version nuk është një draft, kështu që na duhet një draft nga Kosova së shpejti që ta shohim se çfarë ide konkrete ka për Asociacionin. Ky është obligimi i Kosovës që ta përshpejtojë procesin”, ka thënë Rhode, pas takimit me anëtaret e Komisionit për Punë të Jashtme dhe Diasporë, raporton EO.

-Advertisement-

Ndërsa, i pyetur për kompaninë Visametric, e cila i obligon qytetarët të paguajnë 30 euro për kthimin e pasaportës, Rhode nuk dha koment teksa nuk u përgjigj nëse duhet t’i merret licenca kësaj kompanie.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova synon të rrisë ndërgjegjësimin lidhur me çrregullimet e spektrit të autizmit në Ditën Botërore të Ndërgjegjësimit për Autizmin
-Advertisement-

Të tjera