Lajme

Rohde: Kemi parë shumë deklarata nxitëse, veçanërisht nga Beogradi – kjo duhet të ndalet

Autori: Gazeta inFokus 18:02 | 28 September 2023

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka thënë se pas sulmit të 24 shtatorit ku mbeti i vrarë rreshteri Afrim Bunjaku, ka parë shumë deklarata nxitëse, veçanërisht nga Beogradi.

Rohde i bëri thirrje Beogradit duke thënë se kjo duhet të ndalet sepse, sipas tij, nëse kjo do të vazhdojë, atëherë edhe të tjerët do të reagojnë.

“Është mjaft e vështirë të kthehemi në normalitet pas këtij sulmi terrorist të së dielës, i cili gjithashtu ka pasoja të drejtpërdrejta. Shpresojmë se mund t’i minimizojmë ato në marrëdhëniet ndëretnike. Shpresoj që të gjithë autorët e këtij sulmi të tmerrshëm të dalin para drejtësisë. Kemi parë shumë deklarata nxitëse, veçanërisht nga Beogradi”.

-Advertisement-

“Kjo duhet të ndalet sepse nëse vazhdoni do të reagojnë edhe të tjerët. Ne kemi nevojë që dialogu të vazhdojë dhe të krijojë zgjidhje të prekshme tani dhe pas këtij takimi duhet të shkoj te komandanti i NATO-s, sepse kemi një takim tjetër”, tha Rohde.

Kujtojmë se në orët e para të 24 shtatorit Policia e Kosovës u sulmuar nga një grup terroristësh ku pëp pasojë rreshteri Afrim Bunjaku humbi jetën dhe dy policë të tjerë u plagosën.

Në operacionin policor mbeten të vrarë tre terroristë ndërsa 8 prej tyre janë arrestuar. Prej këtij grupi janë liruar 4 persona. Gjithashtu, kanë arritur të largohen në drejtim të Serbisë edhe një pjesë e tyre.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Nëse doktor Mitrev do të përdorte hemofiltrimin me qëllim që të mashtruar pacientët, do t’i kishte mashtruar të gjithë 1738…
-Advertisement-

Të tjera