Lajme

Rohde: Gjermania mbështet plotësisht synimin e Kosovës për anëtarësim në Këshill të Evropës

Autori: Gazeta inFokus 15:15 | 29 November 2022

Ambasadori i Gjermanisë në Prishtinë, Jorn Rohde ka thënë se Berlini zyrtar mbështet plotësisht synimin e Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës.

Këtë deklaratë Rohde e ka bërë pas takimit që ka pasur sot bashkë me zyrtarë të Këshillit të Evropës me deputetë të Kuvendit të Kosovës.

“Unë nënvizova mbështetjen e plotë të Gjermanisë për Republikën e Kosovës në synimin për anëtarësim në Këshill të Evropës ”, ka shkruar Rohde.

-Advertisement-

Pjesë e këtij takimi kanë qenë deputetët Arben Gashi, Enis Kervan, Ariana Shoshi dhe Besnik Tahiri.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Black Friday ne Artmotion
-Advertisement-

Të tjera