Sport

Robin Haxhi Krasniqi sfidon boksierin gjerman më 17 nëntor

Autori: Gazeta inFokus 13:23 | 16 October 2018

Boksieri më i suksesshëm shqiptar, Robin Haxhi Krasniqi, me 17 nëntor 2018 do të rikthehet në ring për të mbrojtur titullin EBU të Evropës, të fituar me 2 Qershor 2018.

Përballë Krasniqit në Anhalt-Arena të qytetit gjerman Dessau, do të jetë boksieri i talentuar gjerman, Stefan Haertel, i cili si amator ka arritur suksese të mëdha dhe ka qenë pjesëmarrës në Lojërat Olimpike.

Stefan Haertel është 30-vjeçar dhe e mban rekordin 17-1-0, ai është konkurrent i Robin Krasniqit në të njëjtin klub promovues, në SES BOXING, aktualisht klubi më i fuqishëm gjerman.

-Advertisement-

Për Krasniqin ky do të jetë dueli i 54-t profesionist. Deri tani Krasniqi i ka siguruar 48 fitore dhe ka fituar shumë trofe ndërkombëtarë, ka luftuar 2 herë për titullin e botës, është shpallur 2 herë kampion europian dhe ne bazë të këtyre statistikave është boksieri më i suksesshëm shqiptar.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shkëlqim Devolli dhe Adriatik Kelmendi e presin ambasadorin amerikan, Jeff Hovenier
-Advertisement-

Të tjera