Sport

Robin Haxhi Krasniqi: Gjyqtarët ilegalisht shpallën Boesel kampion

Autori: Gazeta inFokus 13:30 | 12 October 2021

Boksieri kosovar Robin Haxhi Krasniqi të shtunën e kaluar boksoi kundër Dominik Boesel për ta mbrojtur titullin e IBO, ku kjo ishte përballja e dytë mes boksierit kosovar dhe atij gjerman.

Pas 12 raundeve të zhvilluara, me një dominim të qartë nga Krasniqi, pas vendimit të gjyqtarëve, Dominik Boesel arriti t’ia marrë nga duart titullin e kampionit Krasniqit, vendim ky që për shumë shikues ishte kontrovers, përcjell KosovaPress.

Pas kësaj humbje jo të merituar, sot ka reaguar Krasniqi përmes llogarisë së tij “Facebook”, ku ka thënë që Boesel në mënyrë ilegale është shpallur kampion.

-Advertisement-

“Në karrierën time të gjatë si boksier profesionist, kam përjetuar dëshpërime, por deri tani dëshpërimin më të madh në jetë e përjetova të shtunën e kaluar, ku nga vendimi i gjyqtarëve, në mënyrë ilegale e shpallën kundërshtarin tim Dominik Bosel fitues”, shkruante Krasniqi në “Facebook”.

“Ky nuk është vetëm opinioni im ose i ekipit tim, por gjithashtu opinioni i më shumë se gjysmës së shikuesve në sallë, opinioni i miliona TV shikuesve, opinioni i shumë kolegëve dhe trajnerëve, dhe opinioni i shumë ekspertëve dhe gazetarëve të ndryshëm përgjatë Evropës “, shkruante më tij në postimin e Krasniqit.

Po ashtu, boksieri kosovar fajësoi edhe gjyqtarin i cili ishte brenda ringut, duke treguar se shumica e vendimeve të tij ishin në krahun e Boesel.

“Përveç rezultatit skandaloz të gjyqtarëve, ishte edhe një gjyqtar jo i ndërgjegjshëm brenda ringut, i cili lejoi shumë grushte ilegale, prapa kokës dhe me pjesën e bërrylit, nga ana e kundërshtarit tim pa i hequr ndonjë pikë. Këto janë disa nga faktet që tregojnë që vendimet e gjyqtarëve jashtë ringut, dhe atij brenda ringut nuk kanë qenë të drejta, ose neutrale, dhe ky lloj nuk duhet të lejohet në sportin tonë”, tha Krasniqi.

Në fund, Krasniqi tregoi që nuk do të jetë humbësi i kësaj beteje, ku veçse ka marrë hapin e parë duke protestuar drejt organeve kompetente, dhe shtoi që është optimist dhe shpreson që do të marrë përgjigje pozitive rreth kësaj situate.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera