Roberto Mancini nis aventurën e re, Arabia Saudite bën prezantimin e trajnerit italian
Autori: Gazeta inFokus
13:42 | 29 August 2023
E hëna në Riad ishte dita e Roberto Mancinit.
Italiani bëri prezantimin e tij si trajneri i përfaqësueses së Arabisë Saudite me të cilën ka nënshkruar një kontratë deri në vitin 2027. Federata e Futbollit e vendit nga Lindja e Mesme kërkon të rrisë këtë sport duke marrë si bazë paraqitjen e Arabisë Saudite në botërorin e katarit ku shkaktoi edhe surprizën me fitoren ndaj /Argjentinës që në fund u shpall kampione e botës. Në konferencën për shtyp të prezantimit të tij, mancini foli me tone shakaje në lidhje me këtë triumf të Arabisë Saudite ndaj skuadrës Albiceleste
“I falenderoj ata djem, sepse lejuan që Italia ime të jetë akoma skuadra me rekordin e pathyeshmërisë. Por në atë ndeshje Arabia bëri mirë, luajti një futboll të bukur dhe shënoi dy gola të bukur”, tha Roberto Mancini.
Më pas trajneri italian bëri të ditur objektivat e tij dhe të përfaqësueses arabe të futbollit
“Erdhëm këtu për të fituar, pasi të flasim do të nisim punën dhe gjithçka do të jetë ndryshe. Objektivi ynë do të jetë fitorja e Kupës së Azisë që mungon prej 26 vitesh. Mua dhe skuadrës sime na duhet kohë për të punuar, ndërsa lojtarëve i duhet atmosfera e duhur për t’u përmirësuar”, tha ai ndwr tw tjera.
Roberto Mancini do të bëjë debutimin e tij me dy ndeshjet miqësore që Arabia Saudite do të luajë me Kosta Rikën dhe Korenë e Jugut në muajin shtator në Newcastle.

T� tjera
-
Përparim Rama poston video me AI duke e dribluar Kurtin, Dejonën e Muratin
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka postuar në TikTok një video të gjener...
-
Pacolli takon drejtorin e ISA-së, diskutohen mundësitë e zhvillimit të energjisë diellore
Ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fitore Pacolli, ka zhvilluar...
-
Aksident i rëndë në autostradën në Prizren
Një aksident i rëndë raportohet të ketë ndodhur në autostradën në Prizren. ...
-
Sekretari amerikan i Transportit: Ruteri që mund ta ketë shkaktuar kaosin në hapësirën ajrore po analizohet nga FAA e FBI
Sekretari i Transportit, Sean Duffy, tha të dielën se Administrata Federale e...
-
SHSKUK: Katër punonjës janë suspenduar pas evidentimit të parregullsive në menaxhimin e barnave dhe materialit shpenzues
SHSKUK njofton se katër punonjës janë suspenduar pas “evidentimit të parregul...
-
Në mesin e të arrestuarve për dr*ogë edhe ish- Ministri Astrit Haraqija, avokati: U intervistua për kontrabandim të narkotikëve
Ish-ministri i Kosovës, Astrit Haraqija, është në mesin e personave të ndalua...
-
Qytetarët kundërshtojnë projektin për Fontanën në Ulpianë
Fontana është një nga “monumentet” ikonike të lagjes së Ulpianës në kryeqytet...
-
Banda shqiptare e vjedhjeve në banesa goditet nga policia, 4 të arrestuar në Francë
Katër shqiptarë janë dënuar me nga tre vite burg në Francë, pasi u shpallën f...
-
Gjermania zgjeron kompetencat e shërbimeve sekrete për t’u përballur me kërcënimet e huaja
Shërbimet e brendshme dhe të jashtme të inteligjencës në Gjermani do të kenë ...
-
Abonime të fshehta, reklama mashtruese: BE-ja vepron
Kurthe abonimesh, taktika mashtruese të shitjes, funksione që i nxisin përdor...
-
Policia godet grupin e organizuar të trafikimit me kokainë në Prishtinë, arrestohen gjashtë persona
Policia e Kosovës ka realizuar një operacion të koduar “Heshtja”, në kuadër t...
-
Osmani i reagon Haxhiut për Rugovën: Përpjekje për ta denigruar, gjatë 5 vjetëve liderë botërorë veç atë ma përmendën
Deputetia e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Vjosa Osmani i ka quajtur “përpje...
































