Lajme

Rizvanolli u dërgoi kartolinë familjarëve në Londër nga posta që u hap sot në Veri

Autori: Gazeta inFokus 15:26 | 29 August 2024

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ishte konsumatorja e parë e pikës së re të Postës së Kosovës në Mitrovicën Veriore, e cila u hap sot.

Përmes një postimi në Facebook, ajo bëri të ditur se nga kjo pikë ua ka dërguar një kartolinë familjarëve në Londër,

“Kënaqësi të jem konsumatorja e parë e pikës së re të Postës së Kosovës në Mitrovicën Veriore, nga ku u dërgova një kartolinë familjarëve në Londër. Së bashku me Ministrin Elbert Krasniqi, vizituam këtë pikë e cila, bashkë me tetë pikat tjera të Postës në 4 komunat veriore dhe në kufi, do të sigurohen që secili qytetar i Republikës së Kosovës ka qasje në shërbime cilësore, si shërbimet postare, pagesat për regjistrimin e automjeteve, dënimet në trafik, dokumentet personale e lincesat e ndryshme në institucione, ndër të tjera. Përveç shërbimeve postare e të pagesave, në këtë pikë ofrohen edhe shërbimet nga VALA – Telekomi i Kosovës”, ka shkruar ministrja.

-Advertisement-

May be an image of 6 people and text

May be an image of 4 people and text

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Çka do të thotë të gatuash shqip?
-Advertisement-

Të tjera