Lajme

Rizvanolli publikon një grafikon, thotë se në veri është ndalur rritja e shpenzimeve të energjisë elektrike

Autori: Gazeta inFokus 12:35 | 14 February 2023

Lufta ndaj krimit të organizuar në veri të Kosovës ka ndihmuar në ndaljen e rritjes së shpenzimeve të energjisë elektrike.

Kështu ka thënë ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, duke shtuar se “lufta ndaj krimit të organizuar shpaguhet në shumë mënyra”.

Me anë të një postimi në Twitter, Rizvanolli ka shpërndarë postimin e ministrit të Brendshëm për shkatërrimin e tre laboratorëve të drogës në veri.

-Advertisement-

“Lufta kundër krimit të organizuar shpërblehet në shumë mënyra! Për shkak të operacioneve të tilla kundër bujqësisë së paligjshme të drogës dhe kriptominimit, rritja anormale e konsumit të parë vitet e fundit në 4 bashkitë në veri të Kosovë është ndalur!”, shkroi Rizvanolli.

Për këtë, ajo ka publikuar një grafikon, në të cilin, në vitin 2022 ka 3 për qind rënie të konsumit të energjisë elektrike në këto komuna.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vlerësohet për herë të tretë "Banka e Vitit 2023 në Kosovë" nga The Banker

Të tjera