Rizvanolli: Opozita s’voton marrëveshjet as për komunat ku vetë qeverisin
Autori: Gazeta inFokus 22:52 | 27 June 2023
Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, në “RTK Prime” ka folur për çështjet që kanë të bëjnë me zhvillimin ekonomik, në shumë sfera të zhvillimit të saj, qoftë në atë të energjisë, në ndërmarrjet publike, etj.
Ministrja Artane Rizvanolli deklaroi se korrupsioni në dy ndërmarrjet më të mëdha publike në vend, KEK dhe Telekom, tashmë është ndaluar.
Ajo tha se janë ndaluar keqpërdorimet dhe se kjo është e dukshme.
“Mendoj se një pjesë e sulmeve që vijnë edhe nga opozita edhe nga biznese të ndryshme, vijnë pikërisht për këtë aspekt”, tha ministrja Rizvanolli në “RTK Prime”.
Sipas saj, në debatin e zhvilluar në KEK, ka pyetur se përse disa nga deputetët e opozitës, gjatë këtyre dy viteve, më shumë kanë folur për tenderë, se kush e ka fituar e kush nuk e ka fituar, sesa që flasin për politikat.
Ministrja Rizvanolli deklaroi se opozita nuk voton marrëveshje ndërkombëtare që janë në interes të të gjithë qytetarëve, e të cilat sipas saj, ka projekte ku në ato komuna drejton opozita.
“Por zgjedhin në seanca për të diskutuar çështje që janë të drejtësisë”, tha ministrja.
Ajo u shpreh se nëse ka korrupsion ose keqpërdorim, absolutisht duhet të hetohet e trajtohet edhe ata që janë përgjegjës, duhet lënë drejtësisë.
“Nuk do të kisha thënë që ka pasur mbrojtje, por kemi thënë fakte dhe kemi demantuar kur ka pasur fakte të pasakta dhe në masë të madhe diskutimi ka qenë i fokusuar në ndërmarrjen e zhvillimet aktuale e jo në detaje që janë subjekjt i drejëtsisë”, tha ministrja Rizvanolli, duke iu referuar rastit të Nagip Krasniqit, ish kryeshefit Ekzekutiv të KEK-ut, i arrestuar si i dyshuar për korrupsion.
Ministrja Rizvanolli deklaroi se në asnjë moment, askush nga LVV nuk do të mbrojë dikë. E sa për Telekom, tha se ka pasur ristrukturim. “Duhet ta themi hapur se për një kohë të gjatë, këto ndërmarrje janë shfrytëzuar”, tha ajo.
“Edhe për të punësuar militantë e familjarë e edhe për kontrata të dëmshme e qira e marketing”.
Rizvanolli deklaroi në vitin 2016, Telekomi i Kosovës, 4 milionë euro i ka dhënë për marketing. “Në vitin 2022, Telekomi i ka dhënë vetëm 75 mijë euro për marketing”, tha ajo.
Ajo u shpreh se duhet sqaruar se ministrat, ministria e LVV, për këto dy vjet e gjysmë, në asnjë konkurs nuk kanë ndërhyrë.
Duke iu referuar një konkusri për punësim në KEK, të anuluar për dyshime për manipulim e ndërhyrje, rast që ka ndodhur rreth një vit më parë, ministrja Rizvanolli tha se është folur për ndërhyrje të individëve të caktuar.
“Konkursi është anuluar në tërësi dhe rishpallur, e edhe kjo çështje është dërguar në hetuesi, por është e pajustifikueshme të thuhet se LVV ka ndërhyrë”.
Të tjera
-
Parashikimi i motit për të dielën
Për të dielën parashikohet të mbajë mot me diell, me përjashtim për në orët e...
-
Trepça njofton se ekzekutoi pagat për minatorët, u pagua edhe rryma
“Trepça” ka njoftuar se më 27 dhjetor – dje, i ka ekzekutuar pagat për të gji...
-
Aksident në autostradën “Arbër Xhaferi”, tre të lënduar
Tre persona kanë pësuar lëndime sonte si pasojë e një aksidenti në autost...
-
Rama për Veliajn: Hetimi nuk të bën fajtor
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka folur për hetimin e nisur nga SPA...
-
Rama: Nga 1 janari, faturat e tatimit në pronë dhe mbeturinave mund të merren 18 lokacione të ndryshme
Perparim Rama, kryetar i Prishtinës, përmes një postimi në Facebook, ka bërë ...
-
Rizvanolli mohon se pajisjet efiçiente shkaktuan mbingarkesën në rrjet: Pa subvencionim, situata sot do të ishte më keq
Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ka mohuar pretendimet se masat e su...
-
“Dojna me u qorru prej terri, prej zhvillimit të hovshëm ekonomik” – Shikoni si ironizojnë për ndaljen e rrymës Berat Rukiqi e Shkelzen Dakaj
“Dojmë me u qërru prej territ, prej zhvillimit të hovshëm ekonomik”, kështu i...
-
Goditet nga vetura një këmbësor te “Bill Clintoni”
Një këmbësor është goditur nga një veturë në rrugën “Bill Clinton” në Prishti...
-
KOSTT: Rikthehet furnizimi me rrymë në Gjilan
Operatori i Sistemit, Transmisionit dhe Tregut –KOSTT-i, ka njoftuar se është...
-
Kurti-ambasadorëve: Për secilën gënjeshtër që shpërndan Serbia, duhet të veproni shpejt e ta keni të gatshme të vërtetën
Nën organizimin e Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, sot nisën pu...
-
Parashikimi i motit për natën e Vitit të Ri
Mot kryesisht me kthjellime parashihet me kalimin në vitin e ri 2025. Tem...
-
Haziri tha se që 30 orë Gjilani ka mbetur pa rrymë, KOSST: Kishte punime, ishte e domosdoshme ndërprerja
KOSST ka njoftuar se është rikthyer furnizimi me energji elektrike në Gjilan,...