Lajme

Rizvanolli mohon se pajisjet efiçiente shkaktuan mbingarkesën në rrjet: Pa subvencionim, situata sot do të ishte më keq

Autori: Gazeta inFokus 21:14 | 28 December 2024

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ka mohuar pretendimet se masat e subvencionimit te pajisjeve efiçiente të ngrohjes kanë ndikuar, ose edhe shkaktuar rritjen e konsumit të energjisë dhe mbingarkesën në rrjetin e furnizimit.

Përmes një postimi në Facebook, Rizvanolli është shprehur se kjo është një gënjeshtër që nuk ka bazë as teorike, e as empirike.

“Vetëm familjet që kanë qenë duke u ngrohur me energji elektrike dhe nuk kanë qasje në ngrohje qendrore/kolektive, kanë pasur të drejtë të përfitojnë subvencion për pompë termike ose klimë efiçiente. Nëse pajisjet joefiçiente zëvendësohen me pajisje efiçiente, teorikisht, natyrisht që konsumi ulet”, ka shkruar ajo.

-Advertisement-

Ministrja u shpreh se në bazë të të dhënave empirike, përfituesit kanë ulur konsumin e energjisë elektrike për mesatartisht 19 për qind në dimrin pasues, dhe kanë kursyer 27 milionë kilovatorë, apo 5 milionë euro.

“Është e frikshme se si një dezinformatë që u nis si propagandë e dobët nga disa deputetë para disa muajsh, u riciklua nëpër studio televizive e në shtyp, me sa duket pa marrë mundin askush që së paku të analizojë kriteret e thirrjes apo të konsultojë ndonjë ekspert të fushës”, shtoi Rizvanolli.

Reagimi i plotë:

𝗗𝗲𝘇𝗶𝗻𝗳𝗼𝗿𝗺𝗶𝗺𝗶 𝐞𝘀𝗵𝘁𝐞 𝗶 𝗿𝗿𝗲𝘇𝗶𝗸𝘀𝗵𝐞𝗺
Po flitet e shkruhet kinse masat subvencionimit të pajisjeve ngorhëse efiçiente nga Ministria e Ekonomisë kanë ndikuar në – ose madje edhe e kanë shkaktuar – rritjen e konsumit e mbingarkesën në rrjet që ka shkaktuar probleme në furnizim gjatë ditëve të fundit në disa zona të Kosovës. Kjo është një 𝗴𝐞𝗻𝗷𝗲𝘀𝗵𝘁𝐞𝗿 që nuk ka bazë teorike, as empirike.
Këto janë 𝗳𝗮𝗸𝘁𝗲𝘁:
• 𝘃𝗲𝘁𝐞𝗺 𝗳𝗮𝗺𝗶𝗹𝗷𝗲𝘁 𝗾𝐞 𝗸𝗮𝗻𝐞 𝗾𝗲𝗻𝐞 𝗱𝘂𝗸𝗲 𝘂 𝗻𝗴𝗿𝗼𝗵𝘂𝗿 𝗺𝗲 𝗲𝗻𝗲𝗿𝗴𝗷𝗶 𝗲𝗹𝗲𝗸𝘁𝗿𝗶𝗸𝗲 dhe nuk kanë qasje në ngrohje qendrore/kolektive, kanë pasur të drejtë të përfitojnë subvencion për pompë termike ose klimë efiçiente. Nëse pajisjet joefiçiente zëvendësohen me pajisje efiçiente, 𝘁𝗲𝗼𝗿𝗶𝗸𝗶𝘀𝗵𝘁, natyrisht që konsumi ulet.
• Në bazë të 𝘁𝐞 𝗱𝗵𝐞𝗻𝗮𝘃𝗲 𝗲𝗺𝗽𝗶𝗿𝗶𝗸𝗲:
◦ përfituesit 𝗸𝗮𝗻𝐞 𝘂𝗹𝘂𝗿 𝗸𝗼𝗻𝘀𝘂𝗺𝗶𝗻 𝗲 𝗲𝗻𝗲𝗿𝗴𝗷𝗶𝘀𝐞 𝗲𝗹𝗲𝗸𝘁𝗿𝗶𝗸𝗲 𝗽𝗲𝗿 𝗺𝗲𝘀𝗮𝘁𝗮𝗿𝗶𝘀𝗵𝘁 𝟭𝟵% 𝗻𝗲 𝗱𝗶𝗺𝗿𝗶𝗻 𝗽𝗮𝘀𝘂𝗲𝘀, pra pasi i kanë instaluar pajisjet efiçiente.
◦ përfituesit 𝗸𝗮𝗻𝗲 𝗸𝘂𝗿𝘀𝘆𝗲𝗿 𝟮𝟳 𝗺𝗶𝗹𝗶𝗼𝗻𝗲 𝗸𝗶𝗹𝗼𝘃𝗮𝘁𝗼𝗿ë (𝗸𝗪𝗵) deri tani, 𝗼𝘀𝗲 𝟱 𝗺𝗶𝗹𝗶𝗼𝗻𝗲 𝗲𝘂𝗿𝗼 me një çmim mesatar importi.
𝗣𝗿𝗮, 𝗽𝗮 𝘀𝘂𝗯𝘃𝗲𝗻𝗰𝗶𝗼𝗻𝗶𝗺, 𝘀𝗶𝘁𝘂𝗮𝘁𝗮 𝘀𝗼𝘁 𝗱𝗼 𝘁𝗲 𝗶𝘀𝗵𝘁𝗲 𝗺𝗲 𝗸𝗲𝗾! Përveç kësaj, subvencionimi ka ngritur vetëdijen dhe ka ndikuar të kthehet mbrasht trendi i blejres së kaldave elektrike, të cilat shpenzojnë jashtëzakonisht shumë e janë ndër shkaktarët e problemeve që i kemi gjatë dimrave të ftohtë (edhe më herët, edhe më 2021, edhe tani).
Është e frikshme se si një dezinformatë që u nis si propagandë e dobët nga disa deputetë para disa muajsh, u reciklua nëpër studio televizive e në shtyp, me sa duket pa marrë mundin askush që së paku të analizojë kriteret e thirrjes apo të konsultojë ndonjë ekspert të fushës.
Ky lloj dezinformimi, përveç që ndot diskursin publik dhe mbyt diskutimin objektiv e konstruktiv mbi politikat publike, është i rrezikshëm sepse dëmton kauzën e rritjes së efiçencës së energjisë. Kjo kur, më në fund, pas dekadave të neglizhencës, Qeveria jonë e solli efiçiencën në vëmendje, e qytetarët e mirëpritën e e mirëkuptuan këtë. Për rikujtim, 𝗽𝗲𝗿 𝗻𝗷𝗲 𝗻𝗷𝗲𝘀𝗶 𝘁𝗲 𝗕𝗿𝘂𝘁𝗼 𝗣𝗿𝗼𝗱𝘂𝗸𝘁𝗶𝘁 𝗩𝗲𝗻𝗱𝗼𝗿 (𝗕𝗣𝗩 𝗼𝘀𝗲 𝗚𝗗𝗣), 𝗞𝗼𝘀𝗼𝘃𝗮 𝗸𝗼𝗻𝘀𝘂𝗺𝗼𝗻 𝗲𝗻𝗲𝗿𝗴𝗷𝗶 𝟮.𝟱 𝗵𝗲𝗿𝗲 𝗺𝗲 𝘀𝗵𝘂𝗺𝗲 𝘀𝗲 𝗺𝗲𝘀𝗮𝘁𝗮𝗿𝗷𝗮 𝗲 𝗿𝗮𝗷𝗼𝗻𝗶𝘁, 𝗲 𝟰 𝗵𝗲𝗿𝗲 𝗺𝗲 𝘀𝗵𝘂𝗺𝗲 𝘀𝗲 𝗺𝗲𝘀𝗮𝘁𝗮𝗿𝗷𝗮 𝗲 𝗕𝗘-𝘀𝗲, andaj nevoja për të rritur efiçiencën e energjisë për ne është e padiskutueshme, e mënyra më e shpejtë për të arritur këtë është përmes ndërrimit të pajisjeve!
Jam krenare dhe falënderuese për punën e secilit e secilës punonjës të Ministria e Ekonomisë, e partnerëve GIZ Kosovo, World Bank Kosovo, MCC/MFK, USAID Kosovo – që ndihmuan në dizajnimin dhe promovimin e efiçiencës që nga viti 2022, e për Bashkimin Evropian European Union in Kosovo që financuan skemat e efiçiencës të vitit 2023 dhe 2024.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shkëlqim Devolli dhe Adriatik Kelmendi e presin ambasadorin amerikan, Jeff Hovenier
-Advertisement-

Të tjera