Lajme

Rizvanolli: Do të zgjërohet rrjeti i ngrohjes edhe në 8 komuna

Autori: Gazeta inFokus 21:34 | 27 June 2023

Minsitrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, në “RTK Prime” ka folur për çështjet që kanë të bëjnë me zhvillimin ekonomik, në shumë sfera të zhvillimit të saj, qoftë në atë të energjisë, në ndërmarrjet publike, etj.

Ministrja Rizvanolli deklaroi se aktualisht është duke u kryer studimi i fizibilitetit për ngrohje qendrore në 8 komuna të Kosovës, të cilat nuk kanë ngrohje të tillë.

Në këtë rast, ajo tha se përveç komunave të mëdha, përfshihen edhe disaa komuna më të vogla si Drenasi e Obiliqi.

-Advertisement-

Ministrja tha se janë edhe dy projekte të tjera të ngrohjes qendrore në Prishtinë, për t’i zgjeruar ose dyfishuar nga zgjërimi i prodhimit të energjisë elektrike nga “Kosova B”.

Ajo tha se kjo shkon paralel me zgjërimin e rrjetit në qytet dhe nga ana tjetër shtimin edhe të 50 MgW për energji termike nga sistemi solar e ku marrëveshja është nënshkruar e po pret ratifikim në Kuvend.

Rizvanolli tha s epërgjatë muajve e vitit të fundit ka pasur shumë zhvillime. “Në dy muajt e fundit kemi inauguruar punimet në parkun e parë solar prej 150 MgW në Bec të Gjakovës, që është investim gjermano-spanjoll e disa vende të tjera që do të ndërtoj Simens Energy”, tha ministrja Rizvanolli.

Ajo tha se ëhstë përuruar edhe impanti i parë me biogas, që është një investitor shqiptar i Kosovës me disa komopani nga jashtë.

Ministrja tha se tanimë investimet private po vijnë e do të përkrahen.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
MYZHDE për krejt!
-Advertisement-

Të tjera