Lajme

Riza Halimi: Jam skeptik që Lugina mund të bashkohet me Kosovën

Autori: Gazeta inFokus 19:35 | 08 August 2018

Kryetari i Partisë së Veprimit Demokratik në Preshevë, Riza Halimi, ka thënë se ideja e presidentit Hashim Thaçi, që Lugina e Preshevës të bashkohet me Kosovën, është vështirë e realizueshme duke parë rrethanat aktuale.

Ai ka thënë se për këtë çështje duhet seriozitet.

“Ka munguar diskutimi për shqiptarët. Nuk ka logjikë që raportet Kosovë – Serbi të normalizohen në kushte të diskriminimit të shqiptarëve në Serbi, apo më gjerë. Situata është katastrofale. Nëse këtu kemi një interesim shumë serioz – por duhet të jetë komplet i forcave politike të Kosovës dhe të ketë qasje serioze që trajton çështjen e Luginës në mënyrë konkrete”, ka thënë Halimi, njofton Klan Kosova.

-Advertisement-

“Duke parë gjendjen jam skeptik që kjo do të mund të realizohej”.

Sipas Halimit duhet të bëhet një baraspeshë në mes të të drejtave që gëzojnë serbët e Kosovës dhe shqiptarët në Serbi.

“Për mua ka një efekt që të bëhet baraspeshë, se njerëz janë serbët në veri, njerëz janë shqiptarët në Luginë. Kërkohet uniteti i të gjitha strukturave shtetërore”.

“E vetmja çështje që në Bruksel është trajtuar është çështja e diplomave që si marrëveshje nuk është realizuar. Duke parë gjendjen, është e pamundur të merret modeli Belgjikë-Holandë, apo në vendet skandinave”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Për Festën e Bajramit, ZBRITJE deri n’KUPË t’QIELLIT!
-Advertisement-

Të tjera