Sport

Rivalitet i frikshëm! City-Liverpool nivel tjetër, një pikë diferenca në katër sezonet e fundit

Autori: Gazeta inFokus 13:21 | 19 May 2022

E njëjta gjë do ndodhë edhe këtë sezon. Ekipi i Pep Guardiolës kryeson me 90 pikë, “The Reds” ndjekin me një pikë më pak. Java e fundit e kampionatit do të luhet të dielën e 22 majit.

“Cityzens” presin Aston Villa, sfidë që fillon prej orës 17:00. Në të njëjtin orar Liverpooli do të sfidojë Ëolves në “Anfield”, me shpresën që ekipi i Steven Gerrard, ish-kapiteni legjendar i Liverpoolit, të frenojë Cityn.

Në katër sezonet e fundit (duke përfshirë edhe aktualin), dy ekipet angleze kanë regjistruar statistika të jashtëzakonshme, dhe ndahen nga vetëm një pikë mes tyre.

-Advertisement-

Man City ka mbledhur 355 pikë në 151 ndeshje. 113 fitore dhe +262 gola golavarazhi. Po Liverpooli? Skuadra e Jurgen Klopp ka mbledhur 354 pikë në 151 ndeshje, pra vetëm një pikë më pak.

“The Reds” kanë arritur më pak fitore se rivalët (109), golavarazhi është +211 gola, por humbjet janë 7 më pak se kampionët në fuqi nga Manchesteri. Një rivalitet i jashtëzakonshëm, teksa të gjithë po presin me padurim të dielën për të mësuar ekipin kampion.

MANCHESTER CITY: ndeshje 151, fitore 113, barazime 16, humbje 22, golavarazhi 376-114 (+262), pikë 355.

LIVERPOOL: ndeshje 351, fitore 109, barazime 27, humbje 15, golavarazhi 333-122 (+211), pikë 354.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Nëse doktor Mitrev do të përdorte hemofiltrimin me qëllim që të mashtruar pacientët, do t’i kishte mashtruar të gjithë 1738…

Të tjera