Sport

Rivaldo: Ja kush e ka merituar Topin e Artë

Autori: Gazeta inFokus 17:19 | 07 December 2018

Ish fituesi i Kupës së Botës me Brazilin në vitin 2002, Rivaldo, e ka cilësuar të padrejtë garën për Topin e Artë, ku Luka Modric fitoi këtë trofe, duke mposhtur Cristiano Ronaldo dhe Lionel Messin.

Për Rivaldon, Cristiano Ronaldo e ka merituar Topin e Artë, ndërsa Messi ka merituar të jetë në top treshe në renditje.

Revista France Football, të hënën i ka dhuruar Topin e Artë mesfushorit Luka Modric, i cili lë pas Cristiano Ronaldon, ndërsa Lionel Messi u rendit vetëm i pesti.

-Advertisement-

“Luka Modric pati një vit të shkëlqyer duke fituar Ligën e Kampionëve e duke arritur deri në finale të Kupës së Botës, por vota ime për Topin e Artë do të shkonte për Ronaldon”, ka deklaruar Rivaldo.

“Ronaldo dhe Messi kanë pasur performanca të shkëlqyera, kanë qenë vendimtar për skuadrat e tyre, dhe nuk ka pasur arsye të ndryshohet trendi”.

Rivaldo ka shtuar se Messi ka merituar të jetë në mesin e tre më të mirëve në garën për Topin e Artë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
EURO 2024 dhe Serie A, dy ekskluzivitetet absolute të Artmotion këtë vit
-Advertisement-

Të tjera