I riu që pretendon se vjen nga e ardhmja: Në 2028 njeriu shkel në Mars dhe zbulon udhëtimin në kohë
Autori: Gazeta inFokus 11:25 | 14 February 2018
Në një skenar të ngjashëm me atë të serisë së filmave “Terminator”, një i ri pretendon se vjen nga e ardhmja dhe bën disa parashikime.
Video e të riut misterioz, që e quan veten Noah është publikuar nga Apex TV, një kanal me 100 mijë ndjekës në Youtube dhe mbi 56 milionë shikime të videove në total. Noah testohet në makinën e së vërtetës. Në prezantim ai thotë se vjen nga viti 2030.
Mes parashikimeve të tij është ai se Donald Trump do të rizgjidhet në krye të Shtëpisë së Bardhë, robotët e Google do të përhapen në të gjithë botën dhe teknologjia do të ketë avancuar në atë pikë sa inteligjenca artificiale do të jetë krejtësisht autonome.
Ndër të tjera, Noah tregon se Bitcoin do të jetë popullor, por monedhat tradicionale nuk do të kenë dalë ende nga qarkullimi.
Një tjetër parashikim është se në vitin 2030, President i Shteteve të Bashkuara do të jetë një figurë misterioze me emrin Ilana Remikee, ndërsa për ndryshimet e klimës thotë se SHBA do të bëhet më e nxehtë dhe Europa më e ftohtë.
Sipas Noahs, njerëzit do të shkelin në Mars në vitin 2028 dhe po në të njëjtin vit do të zbulohet edhe udhëtimi në kohë.
Makinat elektrike, thotë Noah, do të jenë në gjendje që të udhëtojnë me të njëjtën shpejtësi si ato me karburant, ndërsa shumë forma të kancerit do të jenë plotësisht të shërueshme.
Noah pretendon se është një 50-vjeçar që ka marrë një kurë për t’u rinuar dhe tani duket si 25 vjeç.
Të gjitha këto pretendime, thotë Apex TV, Noah i ka bërë në makinën e së vërtetës duke e kaluar me sukses testin.
Sa të vërteta ka mes tyre? 2030 nuk është larg për ta provuar këtë!
Të tjera
-
Fundosen veturat te ura e Stacionit të Autobusëve në Prishtinë
Të paktën dy automjete janë fundosur në afërsi të urës së Stacionit të Autobu...
-
Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, ky është rendi i ditës
Kryesia e Kuvendit ka bërë të ditur se do të mblidhet të hënën. Kjo mbledh...
-
Parashikimi i motit për vikend
Reshjet e shiut që filluan ditën e premtë, më vonë gjatë mbrëmjes dhe natën, ...
-
Konfiskimi i ạrmạtimit në veri, Kurti: Siguria e njerëzve dhe e të gjithë vendit mbeten prioritet
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në X ka bërë një shkrim në lidhje me konf...
-
Kurti: Qeveria që ka investuar më së shumti në mbrojtjen e trashëgimisë kulturore islame në Kosovë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se nën udhëheqjen e tij, Qe...
-
Durmishi bën apel pas reshjeve të vazhdueshme të borës: Kujdes gjatë vozitjes, ekipet e mirëmbajtjes janë në terren
Zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi ka dalë me një apel pa...
-
Rrugët e Prishtinës vërshohen, njohësi i emergjencave: Përsëri dështoi infrastruktura nëntokësore në kryeqytet
Njohësi i i çështjeve të emergjencave civile, Tahir Ahmeti ka reaguar pasi si...
-
Dita e Alfabetit, studiuesit: Duhet unifikim të praktikave të gjuhës në tri shtetet ku shqipja është zyrtare
Tashmë një ditë feste zyrtare, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe, nuk vjen pë...
-
KFOR-i, EULEX-i dhe Policia e Kosovës stërviten së bashku të hënën
KFOR-i njofton së bashku me EULEX-in dhe Policinë e Kosovës do të zhvillojnë ...
-
Refuzohet kërkesa e Shalës për mosparaqitje ose shtyrje të seancës
Gjykata Speciale njofton se Trupi Gjykues i refuzoi kërkesën e Mbrojtjes që t...
-
Zemaj Kurtit e Vitisë për QKMF’në e Mamushës: Jeni definicioni i propagandës, preni shirita për punët që i kam bërë unë si ministër
Deputeti i Lidhjes Demokratike e Kosovës, Armend Zemaj ka thënë sot se kryemi...
-
Riker: Mbyllni procesin e dialogut dhe zgjidhni problemet
Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, dekla...