I riu nga Kosova rrëfen udhëtimin drejtë Sirisë (Video)
Autori: Gazeta inFokus 13:17 | 23 June 2017
Besnik Ukshini nuk e pranoi fajësinë për organizim dhe pjesëmarrje në grup terrorist.
Besnik Ukshini, i akuzuari për vepra që lidhen me terrorizmin e deklaroi pafajësinë, por prokurori tregoi se si shkoi Ukshini deri në Siri. Gjatë leximit të aktakuzës, prokurori i Prokurorisë Speciale Agron Bajrami tha se i akuzuari për organizim dhe pjesëmarrje në grup terrorist nga Kosova udhëtoi drejt Shqipërisë për të shkuar më pas në Turqi.
“Së bashku me Basri Sylejmanin kanë kaluar pikën kufitare në Vërmicë me datën 11.07.2014, kanë udhëtuar përmes aeroportit ndërkombëtar të Rinasit në Tiranë në linjën ajrore Tiranë-Stamboll ku prej Stambollit më pas kanë vazhduar me linjën ajrore Stamboll- Gaziantep për të shkuar me kombibus drejt kufirit sirian”, tha prokurori Agron Bajrami.
Ai më tutje tregoi se si vazhdoi udhëtimi i Ukshinit në shtetin sirian të prfshirë nga lufta.
”Pas një udhëtimi dy orësh kishin mbërritur në qytetin Jarabulus në shtetin e Sirisë ku ishin vendosur në një objekt që menaxhohej nga organizata ISIS për të shkuar pastaj në një qendër stërvitore të po kësaj organizate me qëllim të kryerjes së stërvitjeve ushtarako-fizike dhe përdorimit të armëve në afërsi të qytetit ”Ar Raqqah në shtetin e Sirisë”, vijoi leximin e aktakuzës Bajrami.
Prokurori precizoi pastaj vendin në Siri ku veproi i akuzuari Besnik Ukshini.
“…ku gjatë qëndrimit në Siri tani i pandehuri kishte shërbyer në një spital që i takonte një organizate terroriste të lartcekur dhe i njëjti ishte pajisur me armë dhe municion”, tregoi prokurori.
Pasi prokurori lexoi aktakuzën, i akuzuari Besnik Ukshini u deklarua i pafajshëm.
“Jo nuk e pranoj fajësinë”, tha Ukshini. Seanca e radhës u caktua më 24 korrik 2017.
Të tjera
-
Nesër mblidhet Kryesia e Kuvendit
Nesër nga ora 11:00 do të mblidhet Kryesia e Kuvendit. E në rend dite ka...
-
Në janar do të hapet tenderi për tunelin Kosovë-Maqedoni e Veriut
Nga qeveria e Maqedonisë së Veriut kanë thënë se në janar 2025 do të hapet te...
-
Arifi: Kanë filluar pipat e propagandës elektorale të LVV nëpër rrjete sociale
Ish-diplomati Avni Arifi, parashikon se Vetëvendosja do të zvhillojë fushatë ...
-
Ciolacu prin në zgjedhjet presidenciale të Rumanisë, sipas sondazheve
Kandidati i Partisë Social-Demokrate për president të Rumanisë, Marcel Ciolac...
-
Gërvalla nderon heronjtë, Sabahate Tolaj dhe Isuf Haklaj në 21 vjetorin e vrasjes së tyre
Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, ka përkujtuar zyrtarët e poli...
-
Hoxhaj nesër nderohet me titullin “Doctor Honoris Causa”
Nesër pritet që nënkryetarit të Kuvendit Enver Hoxhaj, t’i jepet titulli “Doc...
-
Qalaj thotë se në veri po hyjnë armë nga Serbia
Për tri ditë radhazi Policia e Kosovës në aksionet e saj në Zveçan, Zubin Pot...
-
Skandaloze: Shkëlzen Gashi i quan mediat organizata kriminale, e gazetarët kriminelë
Analisti Shkëlzen Gashi ka lëshuar një deklaratë skandaloze për mediat dhe ga...
-
Shkuarja në zgjedhje me VV-në, Meta: Gërvalla e Peci vendosën për interes të tyre, jo të partisë
Deputeti nga Lista “Guxo”, Burim Meta ka qenë i ftuari i radhës në “Reel Talk...
-
Konjufca e pret nesër homologun e tij nga Maqedonia e Veriut
Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca nesër e pret në takim homologun e tij nga...
-
Dyshohet se vrau gruan e tij Gjyljeta Ukellën, Edmond Lajçi nuk tentoi kurrë t’i takojë fëmijët
Për një vrasje që ndodhi në prill të këtij viti, tek këto ditë u ngrit aktaku...
-
Vonesa në regjistrimin e veturave me targa “RKS” në Leposaviq
Targa RKS nuk janë parë ndonjëherë më shumë në komunën e Leposaviqit. Megj...