Rozë

Rita, tjetër bamirësi për Kosovën

Autori: Gazeta inFokus 07:48 | 01 October 2019

​Rita Ora është shfaqur në “showroom-in” e Escada e veshur me të kuqe për të festuar bashkëpunimin e saj më të fundit me firmën gjermane.

Kjo ka qenë surpriza e këngëtares 28 vjeçare në Javën e Modës në Paris, ku madje ajo zgjodhi shoqatën e bamirësisë “Women for Women International” për të dhuruar një përqindje të shitjeve të një modeli çante për vendin tonë.

“Koleksioni im kapsulë është dizenjuar për femrat që e dinë edhe fuqinë e gardërobës edhe të zërit të tyre”, tha Rita për linjën me 21 rroba e aksesorë që do të lansohet sot.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Afati i fundit për regjistrime në programin MSc. Data Science & Analytics në UNI – Universum International College – Powered…
-Advertisement-

Të tjera