Rozë

Rita Ora shfaqet në një kombinim kuq e zi në New York (Foto)

Autori: Gazeta inFokus 09:47 | 21 December 2017

Ndjenja e saj unike e stilit ka lënë në hije muzikën e saj në vitet pas publikimit të albumit të saj të parë.

Por ndërkohë që kjo mund të ndryshojë me publikimin e paduruar dhe të shumëpritur të saj të dytë, Rita Ora përqafoi një temë të përsëritur pasi ajo u largua në New York, të mërkurën, shkruan DailyMail, transmeton Telegrafi.

Këngëtarja, 27 vjeçare, kishte veshur një xhaketë të pikturuar në ngjyrën e kuqe me një pëlhurë të veçantë me një tjetër ansambël që kombinohej mjaft bukur.

-Advertisement-

Ajo u fotografua teksa po dilte nga hoteli dhe kalonte trotuarin, ku priste një veturë.

Rita Ora shkëlqen në një kombinim shumë të bukur mes ngjyrave kuq dhe zi

Rita rrëmbeu gjithashtu vëmendjen me aksesorët e saj prej argjendi, ndërsa një fustan i kuq i mrekullueshëm i shtangur i shtoi një ngjyrë shtesë një veshjeje tashmë të aranzhuar bukur.

Këngëtarja shqiptare ka ateruar nga Berlini të hënën, dhe ajo dukej e prirur për të bërë një paraqitje glamuroze teksa po zbriste nga vetura që e transportoi atë.

Shëtitja vjen pasi ajo në mënyrë të qetë konfirmoi se ajo ishte takim me rokerin e njohur Andrew Watt, i cili thuhet se është i dashuri i saj për më shumë se një vit.

Dhe një burim i thotë MailOnline se Rita po përpiqet maksimalisht që ta mbajë të fshehur romancën e saj.

Ata shpjeguan: ‘Rita e ka mbajtur marrëdhënien e saj shumë private dhe jashtë vëmendjes … Kjo është hera e parë që ka postuar diçka për të’, duke iu referuar një postimi të shkurtër që këngëtari bëri në lidhje me të dashurin e ri.

Rita ka qenë e lidhur me një mori të famshmish që kur u bë e njohur, përfshirë këtu: Rob Kardashian, Calvin Harris, djalin e Tommy Hilfiger, Ricky Hil dhe James Arthur. 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Black Friday ne Artmotion
-Advertisement-

Të tjera