Rozë

Rita Ora nënshkruan kontratë me një kompani gjigande

Autori: Gazeta inFokus 23:46 | 03 November 2017

Këngëtarja kosovare me famë botërore, Rita Ora përveç se është në mesin e emrave më të kërkuar në muzikë ajo i ka hyrë seriozisht edhe botës së biznesit.
Rita së fundi është bërë imazh i shumë prej markave më të njohura botërore, shkruan lajmi.net.

“Adidas”, “Rimel”, “Tezenis”, janë disa prej brendeve prestigjioze të cilat imazh e kanë këngëtaren Rita Ora, kurse ofertat për kontrata të reja nuk i ndalen Ritës.

Nëpërmjet rrjeteve sociale, Rita ka bërë të ditur se ka nënshkruar kontratë me kompaninë gjigande të telefonëve “Samsung”.

-Advertisement-

“Hey njerëz, jam shumë e lumtur t’ju njoftoj se tani jam në partneritet me brendin e njohur “Samsung”. Aventura sapo ka filluar”, ka shkruar Rita sipër fotografisë.

Kujtojmë që projekti i fundit muzikor nga Rita është “Anywhere”, e cila po pëlqehet shumë nga publiku.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Rëndësia e komunikimit efektiv midis Familjes dhe Kopshtit
-Advertisement-

Të tjera