Rozë

Rita Ora flet rreth shëndetit të saj

Autori: Gazeta inFokus 16:13 | 27 October 2017

Këngëtarja kosovare ka folur për përjetimet e saj të tmerrshme për shkak të punës rraskapitëse, duke pranuar se ishte hospitalizuar për shkak të lodhjes në vitin 2013.

Albumi i dytë i bukuroshes shqiptare më në fund është gati për dalje në treg në muajin mars të vitit të ardhshëm, gati gjashtë vite pas debutimit të albumit të parë “Ora”.

Albumi i ri ishte shtyrë për shkak të një beteje të gjatë ligjore rreth anulimit të kontratës me studion ‘Roc Nation’, të cilën më në fund e ka zgjidhur në maj të vitit të kaluar.

-Advertisement-

Ajo kishte iniciuar padinë pasi kishte ndjerë se kjo studio e kishte lënë pas dore dhe nuk i kishte ndihmuar që të realizonte muzikë të re. “Kisha humbur vetëbesimin në vete. E pyesja veten çfarë të bëj. Ndjeja gjërat më të tmerrshme. Isha e lodhur dhe e rraskapitur”, ka rrëfyer ajo.

 

Rita ka zbuluar se shkaku i lodhjes së tepërt edhe ishte hospitalizuar në vitin 2013, derisa po realizonte një set fotografimi në Majami, ku ishte alivanosur, transmeton Zeri.info.“Kishte helikopterë dhe gjëra të tilla. Ishte rraskapitje e pastër, të cilën e kisha neglizhuar. Dhe pastaj thjeshtë e humba vetëdijen. Jam zgjuar në spital. Pastaj të gjithë më thanë se duhet të pushoj. E kisha rrezikuar shëndetin tim”, ka rrëfyer ajo për incidentin e tmerrshëm./ZERI

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova synon të rrisë ndërgjegjësimin lidhur me çrregullimet e spektrit të autizmit në Ditën Botërore të Ndërgjegjësimit për Autizmin
-Advertisement-

Të tjera