Lajme

Rita Ora befason me atë çka thotë për Taynën dhe Dafinën

Autori: Gazeta inFokus 19:00 | 13 August 2019

Kënga e re e dy këngëtareve Tayna dhe Dafina Zeqiri e titullaur Bye Bye është prit shumë mirë nga publiku, ku për një kohë të shkurtër ka marrë miliona shikime.

E kënga e re i ka ra në vesh edhe këngëtares kosovare me famë botërorë, Rita Ora, shkruan gazeta inFokus.

Rita Ora ka shpërndarë në Instagram një moment nga “Bye Bye”, ku thotë që është e dashuruar me prejardhjen dhe se vajzat kosovare janë kaq të mira.

-Advertisement-

“A mundem vetëm të tregoj një gjë, se pse jemi ne vajzat shqiptare kaq të mira!! E dua vendin nga vij dhe më pëlqen të shoh vajzat që kujdesen për veten dhe inspirojnë të tjerët. Faleminderit vajza që po përfaqësoni lirinë dhe atë se është mirë të jesh e lirë dhe seksi në të njëjtën kohë. Vetëm vazhdoni.”, ka shkruar Rita Ora./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Caffe zgjeron shtrirjen në rajon, arrin marrëveshje bashkëpunimi me zinxhirin kroat Plodine

Të tjera