Rishikimi I buxhetit: S’ka më përmendore dhe darka luksoze
Autori: Gazeta inFokus
10:25 | 19 July 2017
Akuza dhe fyerje të ndërsjella , ankesa dhe vetëlavdërim . Kështu u zhvillua diskutimi i sotëm në Kuvend për rebalancin e buxhetit vjetor, njofton TV 21. Opozita e udhëhequr nga VMRO-DPMNE vlerëson se projektet që do të financohen me paratë e rebalancit janë populiste dhe kanë për qëllim mbledhjen e poenëve politikë për zgjedhjet lokale.
Vetë ndryshimet në rebalancë janë kozmetikë e pastër dhe nuk ka për t’u ndryshuar asgjë thelbësore. Televizioni Maqedonas do të partizohet 100%, paga minimale ka rritje diskriminuese, ndërsa projektet kapitale shkurtohen në llogari të pagave më të larta në agjencitë shtetërore dhe trupat rregullues, akuzojnë nga opozita, përcjell Portalb.mk.
“Qeveria e re theksonte se do t’i subvencionojë ato firma që të punësuarve të tyre do t’u japë pagë deri 12 mijë denarë. Me këtë, a nuk vihen firmat tjera në pozitë nënshtruese? Në periudhën e ardhshme, një pjesë e këtyre firmave do t’i ulin rrogat e të punësuarve me qëllim që ta shfrytëzojnë këtë masë të qeverisë”, u shpreh Ane Llashkovska, VMRO-DPMNE.
“Nuk kemi për të lejuar që të pasuroheni në kurriz të qytetarëve” – reaguan nga Lidhja Socialdemokrate e Maqedonisë. Me këtë rebalanc, më nuk do të ketë para për përmendore, periudha e fasadave barok përfundoi, nuk do të blihen monitorë LED nga 1 milionë euro dhe nuk ka më darka luksoze dhe blerje të kostumeve me paratë e qytetarëve. Kështu, deputetët e LSDM-së e mbrojtën rebalancin e propozuar.
“Në pjesën e shpenzimeve të udhëtimit, inventarit të imët, rregullimeve dhe shërbimeve kemi shkurtuar 33 milionë euro. Nga projekti nebuloz “Shkupi 2014” kemi shkurtuar 13 milionë euro. Më nuk do të ketë para për barok apo përmendore. Për reklamim, me të cilat e gënjenit popullin për dhjetë vjet se sa mirë paskeni punuar, shkurtuam 8 milionë euro”, u shpreh Bllagoj Boçvarski, LSDM.
Sipas Rregullores, diskutimi për rebalancin në komisionin për financa dhe buxhet zgjatë 10 ditë pune. Pesë ditët e para janë rezervuar për diskutim të përgjithshëm ndërsa 5 ditët tjera për amendamente. Deri tani janë dorëzuar 840 amendamente, nga të cilat 706 nga VMRO-DPMNE dhe pjesa tjetër nga partitë shqiptare. Kjo do të thotë se mesatarisht, deputetët duhet çdo ditë të kalojnë nga 170 amendamente

T� tjera
-
Përparim Rama poston video me AI duke e dribluar Kurtin, Dejonën e Muratin
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka postuar në TikTok një video të gjener...
-
Pacolli takon drejtorin e ISA-së, diskutohen mundësitë e zhvillimit të energjisë diellore
Ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fitore Pacolli, ka zhvilluar...
-
Aksident i rëndë në autostradën në Prizren
Një aksident i rëndë raportohet të ketë ndodhur në autostradën në Prizren. ...
-
Sekretari amerikan i Transportit: Ruteri që mund ta ketë shkaktuar kaosin në hapësirën ajrore po analizohet nga FAA e FBI
Sekretari i Transportit, Sean Duffy, tha të dielën se Administrata Federale e...
-
SHSKUK: Katër punonjës janë suspenduar pas evidentimit të parregullsive në menaxhimin e barnave dhe materialit shpenzues
SHSKUK njofton se katër punonjës janë suspenduar pas “evidentimit të parregul...
-
Në mesin e të arrestuarve për dr*ogë edhe ish- Ministri Astrit Haraqija, avokati: U intervistua për kontrabandim të narkotikëve
Ish-ministri i Kosovës, Astrit Haraqija, është në mesin e personave të ndalua...
-
Qytetarët kundërshtojnë projektin për Fontanën në Ulpianë
Fontana është një nga “monumentet” ikonike të lagjes së Ulpianës në kryeqytet...
-
Banda shqiptare e vjedhjeve në banesa goditet nga policia, 4 të arrestuar në Francë
Katër shqiptarë janë dënuar me nga tre vite burg në Francë, pasi u shpallën f...
-
Gjermania zgjeron kompetencat e shërbimeve sekrete për t’u përballur me kërcënimet e huaja
Shërbimet e brendshme dhe të jashtme të inteligjencës në Gjermani do të kenë ...
-
Abonime të fshehta, reklama mashtruese: BE-ja vepron
Kurthe abonimesh, taktika mashtruese të shitjes, funksione që i nxisin përdor...
-
Policia godet grupin e organizuar të trafikimit me kokainë në Prishtinë, arrestohen gjashtë persona
Policia e Kosovës ka realizuar një operacion të koduar “Heshtja”, në kuadër t...
-
Osmani i reagon Haxhiut për Rugovën: Përpjekje për ta denigruar, gjatë 5 vjetëve liderë botërorë veç atë ma përmendën
Deputetia e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Vjosa Osmani i ka quajtur “përpje...


































